Detaje mbi Shërbimin Roaming Plus Kosovë/Ballkani Perëndimor

1. Nese ke aktive një paketë SUPER, ke mundësinë ta përdorësh këtë paketë kur udhëton në Kosovë apo vendet e Ballkanit Perëndimor kundrejt një tarife fikse nëpërmjet shërbimit Roaming Plus.

2. Aktivizimi i shërbimit Roaming Plus kushton 550 Lekë (me TVSh). Ky shërbim aktivizohet 1 herë për çdo paketë Super, dhe ka vlefshmërinë e paketës Super.

3. Nga benefitet e paketës Super, klienti do të mund të përdorë në Roaming në Kosovë një sasi benefitesh që do t’i zbriten nga paketa Super:

  • Minuta dalëse: 100 minuta
  • Minuta hyrëse: 100 minuta
  • SMS: 100 SMS
  • Internet: 150 MB

4. Paketat Super që mund të përdoren edhe në Kosovë, edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor janë: Super 700, Super 1100, Super 1300, Gigastike dhe Super 1900.

5. Përdorimi i njësive kryhet si më poshtë:

  • Minutat dalëse do të jenë të vlefshme për t'u përdorur drejt ALBtelecom Mobile, ALBtelecom Fiks, Vodafone Albania, Telekom Albania, Fiksë të tjerë;
  • Minutat hyrëse nga të gjitha destinacionet;
  • SMS dalëse janë të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë (ALBtelecom, Vodafone Albania, Telekom Albania) dhe ndërkombëtarë;
  • SMS hyrëse nga të gjitha destinacionet.

6. Me aktivizimin e shërbimit Roaming Plus, njësitë që do të zbriten për këtë shërbim do të mbeten të dedikuara për t'u përdorur në Kosovë/Ballkanin Perëndimor përgjatë vlefshmërisë së paketës Super.

7. Në rast se në momentin e aktivizimit të shërbimit Roaming Plus ke më pak benefite krahasuar me ato të përmendura më sipër në paketen tënde Super, vetëm sasia e mbetur e benefiteve të paketës do të jetë e vlefshme në Roaming Kosovë/Ballkani Perëndimor.

8. Në rast se të gjitha benefitet e lartpermendura të paketës Super kanë përfunduar (minutat kombëtare, SMS kombëtare, Internet 3G/4G), atëherë nuk do të mund ta aktivizosh dot shërbimin Roaming Plus. Ti mund të aktivizosh një paketë të re Super në mënyrë që të aktivizosh shërbimin.

9. Shërbimin Roaming Plus mund ta aktivizojë cilido plan tarifor që mund të aktivizojë një paketë Super.

10. Skema e tarifimit të njësive në Roaming është e njëjtë me atë të paketave Super, perkatesisht:

  • Minutat dalëse: 60+60
  • Minutat hyrëse: 30+1
  • Interneti: 10+10 kb

11. Nëse konsumon njësitë e dedikuara në Roaming Plus, do të vazhdosh të tarifohesh me tarifat roaming ose tarifat standarde.

13. Me konsumimin e njësive të dedikuara ne Roaming, apo kur arrihet 80% e konsumit të internetit dhe 100% e vëllimit të tij, ti do të njoftohesh përkatësisht.

14. Paketat Roaming kanë prioritet në konsumim kundrejt Roaming Plus Kosovë.

Përditësuar: 20 Qershor 2019