Detaje mbi tarifat preferenciale RLAH

  1. Skema e mësipërme e tarifimit, është e vlefshme për telefonatat e origjinuara/terminuara, SMS dalëse/hyrëse drejt, nga dhe ndermjet vendeve te Ballkanit Perëndimor gjatë roamingut të klientit ALBtelecom në operatorin e rrjetit të vizituar në keto shtete.
  2. Thirrjet dalëse janë të vlefshme drejt:
    • ALBtelecom Mobile,
    • ALBtelecom Fiks,
    • Vodafone Albania,
    • One Telecommunications,
    • Fiksë të tjerë,
    • Operatorët në Ballkanin Perëndimor (Kosove, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut).
  3. SMS Hyrëse janë pa limit dhe nuk zbriten nga njësitë e paketës/planit tarifor.
  4. Në rast se klienti do të kryejë telefonata drejt destinacioneve ndërkombëtare jashtë këtyre shteteve do të aplikohen tarifat e Promozone ku ndodhet (Promozone Ballkani Perëndimor).
  5. Klientët me parapagesë do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë paketat aktive në Shqipëri dhe njësitë e këtyre paketave do të përdoren sipas Politikes se Përdorimit te Drejtë.
  1. Paketat që klientët kanë përfituar falas (bonuse), nuk do të mund të përdoren në Ballkanin Perëndimor.
  2. Kur klientet kane aktive nje pakete Super Pa Limit si edhe nje pakete interneti, te dyja keto paketa do te mund te perdoren ne Ballkanin Perendimor, sipas prioritetit ne konsum qe kane ne Shqiperi.
  1. Eventet e përdorura në Roaming (Minutat kombëtare, SMS kombëtare, Internet), do të zbriten nga paketat aktive në Shqipëri ose në rastin kur klienti ka zgjedhur një paketë Roaming, njësitë do të zbriten nga kjo e fundit.
  2. Ne rast se klienti ka aktivizuar nje pakete roaming, prioritet ne konsumim do te kete kjo pakete. Pas perfundimit te njesive te paketes roaming, klienti mund te perdore sherbimin Roam Like At Home nepermjet te cilit i zbriten njesite (Minuta, SMS, Internet) e paketes/planit qe ka aktiv ne Shqiperi.
  3. Ne rast se klienti postpaid ka njesi roaming ne planin e tij tarifor, prioritet në konsumim do te kenë keto njësi.
  4. Ne rast se klienti do të mbarojë njësite e perllogaritura ne baze te limitit te politikes se perdorimit te drejte ai do te vazhdoje te perdore njesite e paketes me parapagese/planit tarifor duke u tarifuar me tarifat shtese per cdo njesi (surcharge).
  5. Në rast se klientët nuk kanë as paketë roaming dhe as njësi në paketën e tyre në Shqipëri, do të aplikohen tarifat standarte Promozone Ballkani Perëndimor;
  1. Në rast se pajtimtari nuk do të ketë një paketë aktive Super Unlimited ndërsa është në Ballkanin Perëndimor dhe do të aktivizojë një paketë Super Unlimited, RLAH do të aplikohet pas aktivizimit të paketës.
  2. Per planet tarifore me internet pa limit por me shpejtesi te reduktuar, do te aplikohet edhe reduktimi i shpejtesise ne roaming Ballkani Perendimor.
  1. Klientët do të mund të kontrollojnë balancen e tyre nëpërmjet numrit 141.
  2. Step charge i aplikuar per thirrjet hyrese do te jete 30+1 sekonda
  3. Step charge i aplikuar per thirrjet dalese brenda sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte brenda paketes do te jete 60+60 sekonda,ndersa jashte sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte brenda paketes do te jete 30+1 sekonda
  4. Step charge i aplikuar per thirrjet dalese jashte sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte por brenda paketes do te jete 30+1 sekonda,ndersa jashte sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte brenda paketes do te jete 30+1 sekonda.
  5. Step charge I aplikuar per internetin brenda sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte brenda paketes do te jete 10+10 Kb,ndersa jashte sasise se lejuar te politikes se perdorimit te drejte brenda paketes do te jete 1+1 kb
  6. Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ku ofrohet suport me chat online, merr suport në WhatsApp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 28 Qershor 2019