Detaje mbi tarifat preferenciale RLAH+

  1. Skema e mësipërme e tarifimit, është e vlefshme për telefonatat e origjinuara/terminuara, SMS dalëse/hyrëse drejt, nga dhe ndermjet vendeve te Ballkanit Perëndimor dhe Kosove gjatë roamingut të klientit ALBtelecom në operatorin e rrjetit të vizituar në keto shtete.
  2. Thirrjet dalëse janë të vlefshme drejt:
    • ALBtelecom Mobile,
    • ALBtelecom Fiks,
    • Vodafone Albania,
    • Telekom Albania,
    • Fiksë të tjerë,
    • Operatorët në Kosovë,
    • Operatorët në Ballkanin Perëndimor (Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal i Zi dhe Maqedoni e Veriut).
  3. SMS Hyrëse janë pa limit dhe nuk zbriten nga njësitë e paketës/planit tarifor.
  4. Në rast se klienti do të kryejë telefonata drejt destinacioneve ndërkombëtare jashtë këtyre shteteve do të aplikohen tarifat e Promozone ku ndodhet (Promozone Kosovë/Ballkani Perëndimor).
  5. Klientët me parapagesë do të kenë të drejtë të shfrytëzojnë paketat aktive në Shqipëri duke paguar një tarifë shtesë për njësi sipas tabelës më sipër ose të zgjedhin një paketë roaming të vlefshme në këto shtete.
  6. Eventet e përdorura në Roaming (Minutat kombëtare, SMS kombëtare, Internet), do të zbriten nga paketat aktive në Shqipëri ose në rastin kur klienti ka zgjedhur një paketë Roaming, njësitë do të zbriten nga kjo e fundit.
  7. Në rast se klienti ka të aktivizuar një nga paketat Roaming, njësitë e kësaj të fundit do të kenë prioritet konsumi ndaj skemës me paketë standarde në Shqipëri + tarifë preferenciale;
  8. Në rast se klienti me paspagesë ka njësi roaming në planin e tij tarifor, prioritet në konsumim do të kenë këto njësi.
  9. Në rast se klientët nuk kanë as paketë roaming dhe as njësi në paketën e tyre në Shqipëri, do të aplikohen tarifat standarde Promozone Kosovë/Ballkani Perëndimor;
  10. Nuk ka limit në njësitë e përdorura.
  11. Në rast se plani tarifor ka Politikë Përdorimi të Drejtë në njësi të përcaktuara, do të përdoret deri në limitin e saj.
  12. Për planet tarifore me internet pa limit por me shpejtësi të reduktuar, do të aplikohet vetëm vëllimi i internetit me shpejtësi 3G/4G.
  13. Klientët do të mund të kontrollojnë balancen e tyre nëpërmjet numrit 141.
  14. Skema e tarifimit e aplikuar për thirrjet hyrëse/dalëse është 30 +1 sekonda, ndërsa interneti 1 kb + 1 kb.
  15. Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ku ofrohet suport me chat online, merr suport në WhatsApp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 28 Qershor 2019