Detaje shtese mbi RLAH

  • Në përputhje me modelin RLAH, të gjithë pajtimtarët celularë nuk do të kenë tarifa roaming të aplikuara për thirrje, SMS apo data dhe do të tarifohen për të gjitha shërbimet celulare të konsumuara në roaming në Ballkanin Perendimor sipas tarifave përkatëse (PAYG/Paketa me parapagim dhe paspagim, etj.) të aplikuar në Shqipëri për shërbimet celulare, si: thirrje dalëse, thirrje hyrëse (0 Lekë), SMS dalëse (SMS hyrëse 0 Lekë), dhe Internet (sipas FUP).
  • Pajtimtarët që përdorin paketa/oferta me paspagim apo parapagim do të kenë mundësinë që gjatë roaming në Ballkanin Perëndimor të përdorin njësitë e shërbimeve të përfshira në pagesën fikse periodike (mujore) apo të ofertave me parapagim (ditore/javore, 30 ditore, etj.), sikundër të ishin në Shqipëri, pra, pa tarifa shtesë. Në rast se pajtimtarit i kanë mbaruar njësitë përkatëse të përfshira në paketë, apo nuk ka një paketë aktive, pajtimtari në roaming në Ballkanin Perëndimor do të tarifohet sikundër të ishte në Shqipëri me tarifat përkatëse për njësi.
  • Përdorimi i shërbimeve roaming në Ballkanin Perendimor sipas modelit RLAH shoqërohet me politika të përdorimit të drejtë të këtyre shërbimeve, të cilat synojnë shmangien e abuzimeve dhe përdorimin anormal të këtyre shërbimeve. ALBtelecom ka të drejtë të aplikojë tarifa shtesë roaming, mbi tarifën përkatëse të aplikuar në Shqipëri, të cilat janë të lidhura me rastet e shkeljes së kushteve të përdorimit të drejtë ose me tejkalimin e limitit/kufizimit sasior të përdorimit të të dhënave në roaming në Ballkanin Perëndimor sipas Rregullores së FUP të AKEP, si më poshtë:

  1. Klienti/pajtimtari nuk zotëron ose nuk dëshiron të ofrojë prova të dokumentuara të vendbanimit të përhershëm ose lidhje të qëndrueshme me Shqipërinë, nëse kjo i kërkohet pajtimtarit nga ALBtelecom, kur ky i fundit ka dyshime se pajtimtari është duke përdorur shërbimin roaming në Ballkanin Perendimor për qëllime të ndryshme nga udhëtimet periodike;
  2. ALBtelecom ka prova/të dhëna të vërtetuara se ekziston një rrezik i përdorimit abuziv ose anormal të shërbimeve roaming me regjimin RLAH nga pajtimtari përkatës, përfshirë rastet kur gjatë një periudhe 4-mujore të vazhdueshme pajtimtari rezulton të ketë prani më të madhe në BP (mbi 50% të kohës i lidhur me rrjet/rrjete celulare në roaming në BP) sesa në Shqipëri, dhe ka përdorim më të madh (mbi 50%) të shërbimeve celularë në roaming në Ballkanin Perëndimor sesa në Shqipëri;
  3. Pajtimtari celular ka konsumuar të gjithë sasinë/njësitë e të dhënave (internetit) të përfshira në limitin për përdorim pa tarifë shtesë në roaming në Ballkanin Perëndimor dhe është duke përdorur internetin përtej këtij limiti.

Rastet e shkeljes së rregullave të FUP, a) dhe b) më sipër, mund të çojnë në aplikim nga ALBtelecom të tarifave shtesë të roaming-ut në Ballkanin Perëndimor për të gjitha shërbimet roaming (thirrje, SMS dhe të dhëna). Ndërsa tejkalimi i limitit (sasisë së lejuar) të përdorimit të të dhënave në roaming në Ballkanin Perëndimor në rastin c) më sipër, mund të çojë në aplikim të tarifave shtesë roaming (surchage) vetëm për shërbimin me pakicë të të dhënave në roaming.

Niveli i tarifës shtesë roaming që mund të aplikojë ALBtelecom sipas rasteve specifike më sipër, për abuzim/përdorim anormal të shërbimeve roaming, apo tejkalimit të sasisë limit të internetit për konsum në roaming në Ballkanin Perëndimor me tarifë si në Shqipëri, nuk duhet të tejkalojë vlerat e mëposhtme:

4.73 Lekë/minutë për thirrje dalëse

2.36 Lekë/minutë thirrje hyrëse

1.48 Lekë/SMS dalëse

1.14 Lekë/MB për internetin

Përditësuar: 12 Korrik 2021