Pyetje të shpeshta

  • Çfarë është Roam like at home (RLAH)?

Të gjithë Pajtimtarët ALBtelecom (me kartë të parapaguar dhe me kontratë pajtimi) të cilët udhëtojnë në një nga shtetet e Ballkanit Perëndimor (Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Herzegovinë) do të kenë mundësi të përdorin njësitë e planit tarifor dhe paketave kombëtare pa tarifim shtesë.

  • A është e vërtetë që duke filluar nga 1.7.2021 nuk do të paguaj asnjë tarifë shtesë/ekstra për roaming kur të udhëtoj dhe përdor shërbime celulare në roaming në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor (BP)?

Po. Komunikimet që do të kryeni me aparatin/kartën SIM si pajtimtar i operatorit të RSH (telefonata, SMS, të dhëna/internet) kur jeni në roaming në një vend tjetër të BP, do të tarifohen sikundër ju të jeni duke i përdorur këto shërbime në Shqipëri, sipas paketës tarifore përkatëse, pra minutat, SMS dhe gigabajt të të dhënave që ju konsumoni në roaming në vendet e BP do të tarifohen ose zbriten nga sasitë/vëllimet përkatëse të planit tuaj tarifor përkatës në Shqipëri. Kështu, kostot apo tarifat shtesë të roaming-ut në BP, në krahasim me atë që tarifoheni në Shqipëri, do të jenë zero duke filluar nga 1.7.2021. (Kujdes! Këto përfitime janë objekt i disa rregullave të përdorimit të drejtë të shërbimeve roaming në BP. Shikoni më poshtë për detaje).

  • Në cilat vende mund të udhëtoj me tarifa zero (RLAH) për roaming-un?

Duke filluar nga data 1.7.2021, të gjithë pajtimtarët e rrjeteve celulare të RSH mund të gëzojnë automatikisht përfitimin e modelit RLAH apo me tarifa zero roaming të të gjitha shërbimeve celulare në roaming kur udhëtojnë në vendet e tjera të BP: Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbi, objekt i FUP.

Për një cilësi më të mirë shërbimi, më poshtë mund të gjeni operatorët e rekomanduar për t'u lidhur në çdo shtet:

Shteti Operatori i Rekomanduar
Bosnia & Herzegovina BH Telecom
Kosova iPKO
Maqedonia e Veriut VIP
Mali I Zi Mtel
Serbia VIP

  • Nëse jam në roaming në një vend të BP, tarifa roaming do të jetë zero vetëm për thirrjet drejt Shqipërisë, apo edhe për thirrjet e tjera drejt vendeve të tjera të BP?

Tarifat roaming në këtë rast do të jenë zero (aplikohen tarifat sipas planit tarifor përkatës për thirrjet kombëtare) si kur kryeni një thirrje drejt një numri celular në Shqipëri dhe drejt një numri celular në një vend tjetër të BP.

  • Për cilat shërbime celulare aplikohet modeli RLAH/tarifa zero roaming: thirrje, SMS apo të dhëna (internet)?

Në përputhje me modelin RLAH, të gjithë pajtimtarët celularë nuk do të kenë tarifa raoming të aplikuara për thirrje, SMS apo data, dhe do të tarifohen për të gjitha shërbimet celulare të konsumuara në roaming në BP sipas tarifave/mekanizmit të tarifimit përkatës (PAYG/Paketa me para dhe paspagim etj.) të aplikuar në Shqipëri për shërbimet celulare, si: thirrje dalëse, thirrje hyrëse (0 Lekë), SMS dalëse (SMS hyrëse 0 Lekë), dhe Internet (sipas FUP).

  • RLAH apo tarifa zero shtesë roaming do të zbatohet vetëm për rastet kur kryej thirrje (thirrje dalëse) apo dhe kur marr thirrje (thirrje hyrëse) në roaming në BP?

Kur jeni në roaming në BP, thirrjet dalëse/hyrëse drejt/nga të gjithë operatorët celularë të BP do të tarifohen sikundër të ishit në Shqipëri: thirrjet dalëse si thirrjet kombëtare, ndërsa thirrjet hyrëse me 0 Lekë si në Shqipëri. Përjashtim bëjnë rastet e veçanta të abuzimit apo përdorimit anormal të shërbimeve roaming, në shkelje të politikave të përdorimit të drejtë të shërbimeve roaming në BP, sipas rregullave dhe udhëzimeve të miratuara nga AKEP.

  • A mund të marr thirrje hyrëse në roaming në BP nëse jam përdorues celular me parapagim dhe kam shpenzuar të gjitha kreditet e vlefshme në llogarinë time?

Po, pasi aplikohet i njëjti mekanizëm sikundër në Shqipëri, që thirrjet hyrëse janë pa pagesë dhe nuk keni nevojë për kredite për sa kohë karta SIM është aktive, apo dhe e kufizuar vetëm për thirrje hyrëse.

  • RLAH apo pa tarifa shtesë roaming zero nga 1.7.2021 aplikohen për përdorues të planeve tarifore me parapagim dhe paspagim?

Po, Modeli RLAH do të jetë i aplikueshëm prej datës 1.7.2021 për të gjithë pajtimtarët celularë, me parapagesë dhe paspagesë, që përdorin oferta apo jo (pra dhe PAYG), pajtimtarët me paketa aktive ose jo, pra që kanë njësi të mbetura të shërbimeve ose jo.

  • RLAH aplikohet në mënyrë automatike apo unë duhet të bëjë zgjedhje/aktivizim tek operatori celuar përkatës ku jam pajtimtar?

Bazuar në vendimet e AKEP të vitit 2019, Rregulloren e FUP dhe Udhëzimin për RLAH/FUP të AKEP të datës 9.6.2021, RLAH aplikohet automatikisht tek të gjithë pajtimtarët aktualë dhe të rinj celularë, përfshirë pajtimtarët aktualë që përdorin tarifa/palë tarifore apo oferta roaming të operatorëve celularë. Ju mund të zgjidhni një paketë/ofertë alternative roaming në BP, të ndryshme nga RLAH, vetëm duke dhënë pëlqimin e shprehur tek operatori juaj celular.

  • A përfshin modeli RLAH edhe thirrjet që mund të kryej nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të BP?

Jo. Pasi në këtë rast nuk jeni duke përdorur shërbime roaming, por thirrje ndërkombëtare nga Shqipëria, dhe tarifoheni sipas tarifave përkatëse të operatorit tuaj për këto thirrje.

  • Nëse jam në roaming në BP, ka ndonjë ndryshim nëse marr apo marrin në telefon nga një numër celular apo fiks në BP?

Po. Modeli RLAH përfshin tarifim zero ekstra roaming vetëm për thirrjet celular-celular në roaming brenda BP, dhe jo thirrjet drejt/nga rrjetet fikse të BP, përfshirë Shqipërisë. Këto thirrje tarifohen si thirrje normale në roaming sipas tarifave të operatorit tuaj.

  • A zbatohet modeli RLAH nëse përdor Wi-Fi kur udhëtoj në rajonin e BP?

Jo. Kur përdorni Wi-Fi, ju nuk jeni duke përdorur shërbime roaming në rrjetin celular të vizituar.

  • Si i përdor minutat ndërkombëtare?

Minutat ndërkombëtare të planeve/paketave janë të vlefshme për thirrje dalëse në roaming vetëm drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Bosnjë dhe Herzegovinë).

  • Çfare është FUP?

FUP (Politika e përdorimit të drejtë) nënkupton aplikimin e një limiti në njësitë e planit tarifor që mund të përdorin abonentët gjatë qëndrimit të tyre në Roaming në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Limiti do të aplikohet te sasia e internetit që mund të përdorin abonentët gjatë qëndrimit të tyre në roaming. Pas arritjes së këtij limiti, do të aplikohet një tarifë e reduktuar për çdo njësi të planit tarifor.

  • RLAH apo pa tarifa shtesë roaming zero nga 1.7.2021 aplikohen për përdorues të planeve tarifore me parapagim dhe paspagim?

Po, Modeli RLAH do të jetë i aplikueshëm prej datës 1.7.2021 për të gjithë pajtimtarët celularë, me parapagesë dhe paspagesë, që përdorin oferta apo jo (pra dhe PAYG), pajtimtarët me paketa aktive ose jo, pra që kanë njësi të mbetura të shërbimeve ose jo.

  • Si mund ta evitoj tarifimin për njësi dhe të mbaj nën kontoll shpenzimin pas përfundimit të njësive të planit tarifor?

Klientët ALBtelecom me Parapagim dhe Paspagim mund të aktivizojnë një nga paketat roaming:

Paketat Roaming Kosovë Roaming Bosnje dhe Hercegovinë Roaming Maqedoni e Veriut Roaming Mal i Zi Roaming Serbi
Çmimi 990 Lekë​ 990 Lekë​ 990 Lekë​ 990 Lekë​ 990 Lekë​
Minuta Dalëse 200 200 200 200 200
Minuta Hyrëse 50 50 50 50 50
MB Internet 200 200 200 200 200
Vlefshmëria 10 Ditë 10 Ditë 10 Ditë 10 Ditë 10 Ditë
Teksti për regjistrimin me SMS drejt 136 Kosove Bosnjë Hercegovine Maqedoni Mal i Zi Serbi

  • Si mund të informohem / më shumë detaje?

Në faqen zyrtare të ALBteleciom, albtelecom.al, janë publikuar detajet mbi Roaming në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë informacion telefononi 123, vizitoni albtelecom.al ose dyqanet ALBtelecom.

  • A përfshin RLAH me BP edhe tarifa më të lira roaming-u me BE?

Jo, por diskutimet mbi uljen e tarifave të roaming midis Ballkanit Perëndimor dhe BE janë në rrugë e sipër.


Për më shumë informacion rreth tarifimit në roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor, telefononi 123, vizitoni albtelecom.al ose dyqanet ALBtelecom.

Përditësuar: 12 Korrik 2021