Bartje e numrit në Eagle

Bartja e numrit, ose siç njihet ndryshe portabiliteti i numrit është shërbimi që u jep mundësinë të gjithë abonentëve aktivë me parapagesë apo me kontratë, të kalojnë nga operatori celular aktual në një tjetër, duke ruajtur të njëjtin numër celuar që klienti zotëron. Ju mund të bëheni abonent ALBtelecom duke mbajtur po të njëjtin numër.

Ju mund t’i drejtoheni cdo pike shitjeje ALBtelecom me një dokument identifikimi për të nënshkruar një kërkesë për bartjen e numrit tuaj, si dhe për të lidhur kontratën e re të pajtimit, e cila mund të jetë me parapagesë ose me kontratë.

- A e humbas kreditin aktual të numrit tim me parapagesë nëse bart numrin?

 Po, nëse nuk e keni përdorur kreditin tuaj, ai nuk mbartet në operatorin tjetër.

- A duhet të paguaj për bartjen e numrit?

Abonentët që zgjedhin rrjetin ALBtelecom, nuk do të paguajnë asnjë tarifë për procesin e bartjes së numrit.

-Çfarë nevojitet për t’u bërë abonent ALBtelecom me parapagesë?

Pasaporta ose karta e identitetit.

-Sa kohë zgjat bartja e një numri?

Bartja e numrit nuk mund të kryhet më shpejt se ditën e tretë të punës, nga dita e plotësimit dhe dorëzimit të kërkesës së bartjes së numrit në dyqanet tona.

-Sa shpesh mund të bart numrin tim nga një operator në tjetrin?

Bartja e numrit nuk mund të bëhet më shpesh se një herë në 3 muaj.

-Si mund ta di nëse Kërkesa për Bartjen ka përfunduar pozitivisht dhe numri im është në rrjetin ALBtelecom?

 Kur procesi i bartjes të ketë përfunduar me sukses ju do të keni rrjet mbulimi në kartën e re SIM nga ALBtelecom, tek e cila është bartur numri juaj ekzistues. Ju gjithashtu do të merrni një SMS mirëseardhjeje në rrjetin tone.

Për më shumë informacion, telefono Kujdesin për Klientin në 123 ose vizito dyqanin tonë më të afërt.

Përditësuar: 22 Shtator 2016