Eagle Star

sherbime-mobile-individ.jpg

Tashmë ofertat dhe shërbimet më të fundit të ofruara nga Eagle Mobile vijnë në një menu të re dhe të përmirësuar. Kjo menu është më e thjeshtë në përdorim dhe ju jep mundësinë të regjistroheni, të çregjistroheni, si dhe të kontrolloni vlefshmërinë e çdo oferte të Eagle Mobile. Gjithashtu, ju mund të regjistroheni në shërbimet më të reja të ofruara për abonentët me parapagesë dhe ata me kontratë, si dhe të shkarkoni lojëra të ndryshme, video, ringtone dhe wallpapera për telefonin tuaj.

Ju duhet të mbani mend vetëm një kod të thjeshtë që ju lidh automatikisht me menunë e shërbimit. 

Mjafton të formoni  *100# dhe butonin e thirrjes dhe pas këtij veprimi, do të shfaqet në ekran menuja kryesore e Eagle Star, që përmban kategoritë  e mëposhtme: 

  1. Ofertat e fundit
  2. Shërbime bazë
  3. Abonime
  4. Përmbajtje të ndryshme
  5. Konfigurime 
  6. English

Eagle Star (*100#) është një mënyrë e re dhe e thjeshtë komunikimi që lehtëson regjistrimin në shërbimet dhe ofertat më të fundit të Eagle Mobile. Me Eagle Star abonentët do të kenë mundësinë të informohen për paketat, ose shërbimet para blerjes me anë të nënmenuve “Info”. Gjithashtu, ju do të keni mundësi të kontrolloni vlefshmërinë dhe sasinë e mbetur të minutave, MB-ve, SMS-ve, apo MMS-ve të përfituara nga ofertat apo paketat e blera.

Menuja Eagle Star është e vlefshme për t’u përdorur nga abonentët Eagle me parapagesë dhe ata me kontratë. Hyrja në menu dhe çdo veprim tjetër është falas! Ju do të tarifohet vetëm në rastet kur shërbimi është i suksesshëm dhe i tarifueshëm.

Nuk keni nevojë për abonim, apo për ndonjë kërkesë të veçantë përsa i përket aktivizimit të shërbimit. Ai do të aktivizohet automatikisht për të gjithë abonentët Eagle.

Eagle Star është një menu e ndryshueshme, e cila pasurohet vazhdimisht me produktet më të fundit të ofruara nga Eagle Mobile

1. Si mund ta aktivizoj këtë shërbim në telefonin tim?
Nuk keni nevojë për abonim, apo për ndonjë kërkesë të veçantë përsa i përket aktivizimit të shërbimit. Ai është i aktivizuar automatikisht për të gjithë abonentët Eagle.

2. Si mund ta di nëse telefoni im është i përshtatshëm për shërbimin Eagle Star?
Nuk keni pse të shqetësoheni për modelin e telefonit tuaj, sepse menuja Eagle Star është e përshtatshme për të gjitha llojet e telefonave.

3. Si mund t’i përdor shërbimet e Eagle Star?
Formoni kodin *100# dhe shtypni butonin e thirrjes. Pas këtij veprimi, ju keni hyrë në menunë kryesore të shërbimit Eagle Star. Shtypni numrin që identifikon kategorinë dhe butonin OK e më pas shtypni numrin që identifikon shërbimin dhe butonin OK, p.sh: 3 për kategorinë “Shërbime bazë”, më pas 2 për të zgjedhur shërbimin “Transferimi i Kreditit”, etj.

5. Si mund ta ndryshoj gjuhën e Eagle Star?
Ju mund ta përdorni Eagle Star në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Shqipja është gjuha bazë e shërbimit, por nëse doni ta ndryshoni, mund të shtypni 9 në menunë kryesore. Gjuha e zgjedhur do të jetë e njëjtë deri në momentin që ju e ndryshoni përsëri.

6. Si mund të informohem për çmimin e shërbimeve/ofertave?
Në çdo nënmenu të Eagle Star, përpara së të vendosni të regjistroheni, ju mund kontrolloni menunë “info”, që është pjesë e çdo shërbimi apo oferte që menuja Eagle Star ofron. Këtu, ju mund të gjeni një përshkrim të shkurtër dhe çmimin përkatës për çdo shërbim.

Përditësuar: 22 Shtator 2016