Gjeje Kush Jam

"Gjeje Kush Jam" është një shërbim i dizenjuar për të gjithë abonentët ALBtelecom që duan t'i surprizojnë miqtë apo të afërmit e tyre duke ndryshuar zërin kur i marrin në telefon.
Me shërbimin "Gjeje Kush Jam", për vetëm 30 Lekë/min, gjithkush ka mundësinë të bëhet misterioz dhe gazmor duke ndryshuar zërin.
- Formo numrin 147 dhe butonin e thirrjes;
- Sekretaria të njofton për opsionet e zërit :
- Shtyp 1 për të zgjedhur zë fëmije
- shtyp 2 për të zgjedhur zë femre
- Shtyp 3 për të zgjedhur zë mashkulli
- Shtyp 4 për të zgjedhur zë alieni
- Shtyp 5 për të zgjedhur zërin e hollë
- Formo numrin e personit që do të telefonosh, të ndjekur nga butoni thurrje#;
- Gjatë bisedës, ti mund ta ndryshosh sërish zërin duke:
- Shtypur 3 për të zgjedhur zë bas
- Shtypur 9 për zë të hollë
- shtypur 5 për t'u kthyer te zëri yt origjinal
- Pasi të bëhet lidhja dhe të mbarojë telefonata, abonenti që telefonohet do të njoftohet në kohë reale, me anë të një SMS-je njoftuese, në lidhje me sherbimin “Gjeje Kush Jam.
- Origjinuesi i telefonatës nuk mund ta kryejë telefonatën nëse:
- Ka arritur limitin e kreditit (në rastin e planit tarifor me paspagesë);
- Nuk ka kredit të mjaftueshëm (në rastin kur abonenti i përket planit me parapagesë);
- Këtë shërbim mund ta përdorin edhe klientët që nuk janë ALBtelecom duke telefonuar drejt numrit 00355678800147 me kushtin që telefonata të kryhet vetëm drejt numrave ALBtelecom.
- Tarifimi i minutave do të kryhet sipas skemës 60+1.
- Cmimi i shërbimit është 30 Lekë/min për origjinuesin e telefonatës.
Përditësuar: 18 Tetor 2019