Kontrolli i Faturës

Tani, me shërbimin “Kontrolli i Faturës,nuk do të shqetësoheni më për të mbajtur nën kontroll shpenzimet në faturën tuaj mujore. Ju mund të zgjidhni të informoheni me anë të një SMS-je, kur arrini një shumë të përcaktuar nga ju. Pas njoftimit me SMS për arritjen e limitit, ju mund të vazhdoni të komunikoni sërish duke përdorur numrin tuaj.

Çdo abonent ALBtelecom Mobile individual dhe korporatë me kontratë mund të zgjedhë një nga nivelet e mëposhtme, që i përshtatet më mirë shpenzimeve mujore dhe planit të tij tarifor:
1. 3.500 Lekë
2. 5.000 Lekë
3. 10.000 Lekë
4. 20.000 Lekë

Shuma e kërkuar për njoftim përfshin: trafikun e kryer nga abonenti + pajtimin Mujor + TVSH-në.

Regjistrimi në shërbim kryhet në disa mënyra:
- Duke formuar kodin e shkurtër *141*1# OK për t`u regjistruar thjesht dhe shpejt në shërbim;
- Duke dërguar një SMS me tekst “Kontroll (hapësirë) shuma për të cilën doni të njoftoheni”, p.sh.“Kontroll 5000” në numrin 55655.

Për të kontrolluar kreditin e mbetur deri në nivelin e zgjedhur per t’u njoftuar, ju mund të dërgoni një SMS me tekst “Balance” në të njëjtin numër,55655.
Përdoruesit e shërbimit “Kontrolli i Faturës” do të kenë mundësinë të çregjistrohen nga shërbimi, duke dërguar SMS me tekst “Anullo”55655.
Ju mund të përfitoni nga ky shërbim edhe nëpërmjet menusë ALBtelecom Star. Formoni *100#, më pas zgjidhni kategorinë Abonime/Aktivizime/Aktivizimi i shërbimit Kontrolli i Faturës.
Abonenti ALBtelecom Mobile i regjistruar në shërbim do të ketë mundësinë të regjistrohet vetëm në një nivel shërbimi. Nëse ai dëshiron të ndryshojë limitin e zgjedhur, atëherë për shërbimin do të jetë i vlefshëm niveli i dytë.

Çdo mesazh i dërguar drejt 55655, apo çdo veprim i kryer me anë të menusë ALBtelecom Star, për përdorimin e shërbimit, do të tarifohet 16.2 Lekë (me TVSH).
“Kontrolli i Faturës” është i vlefshëm për abonentët ALBtelecom Mobile individual dhe korporatë me kontratë.

Tarifat e mësipërme përfshijnë TVSH-në.

Përditësuar: 22 Shtator 2016