Rimbushja

Ky shërbim do të përdoret nga abonentët Eagle për të rimbushur kreditin e tyre me anë të SMS-ve.

Ky shërbim do të përdoret nga abonentët Eagle për të rimbushur kreditin e tyre me anë të SMS-ve.

Çmimi i shërbimit: Mesazhet e dërguara drejt 141 për këtë shërbim janë Falas për abonentët me parapagesë dhe 16.2 Lekë për abonentët me kontratë.

Përdorimi: Abonentët Eagle mund të dërgojnë në numrin 141 një SMS me tekst RM hapësirë dhe kodin e kartës rimbushëse me 12 shifra.

p.sh RM 123456789012

Periudha e vlefshmërisë kohore do të jetë e njëjtë, si në rastin e një rimbushjeje nëpërmjet SMS, ashtu edhe nëpërmjet telefonimit të 141.

-Si mund ta rimbush unë kreditin tim me anë të një SMS-je?
Dërgoni një SMS në 141 pasi të keni shkruar fjalen kyçe "123456789xxx RM" (RM, shkurtimi për fjalën “Rimbushje”, pastaj hapësirë dhe kodin me 12 shifra që gjendet në pjesën e gërvishtur të kartës rimbushëse). Pas kësaj ju do të merrni një mesazh konfirmimi për rimbushje të suksesshme.

 

-Cili është çmimi i një SMS-je rimbushëse që dërgohet në 141?
SMS-ja e dërguar në numrin 141 për qëllimin e rimbushjes do të jetë pa pagesë. Vetëm transaksionet e pasuksesshme do të tarifohen. Nuk do të aplikohet ndonjë tarifim shtesë; vetëm kostoja e zakonshme e SMS-së do të zbritet nga krediti i pajtimtarit, nëse dhe pasi ai të dërgojë një SMS të pasuksesshme në numrin e shkurtër të caktuar.

-Çfarë do të ndodhë nëse kuponi është paraprakisht i përdorur? 
Nëse përdoruesi fundor merr një mesazh që e njofton atë se karta rimbushëse nuk është e disponueshme, ai mund ta kontrollojë atë duke u dhënë numrin serial agjentëve CC, ose punonjësve të dyqaneve Eagle Mobile.

-Po në lidhje me periudhën e vlefshmërisë kohore?
Periudha e vlefshmërisë kohore do të jetë e njëjtë, si në rastin e një rimbushjeje nëpërmjet SMS, ashtu edhe nëpërmjet telefonimit të 141.

Përditësuar: 22 Shtator 2016