Shërbimi 007

Me shërbimin më të ri “Shërbimi 007”, të gjithë abonentët Eagle me kontratë dhe parapagesë kanë mundësinë të mos lejojnë thirrjet hyrëse për numrin e tyre, sa herë ata duan të mos përgjigjen.

Çdo abonent mund ta aktivizojë shërbimin duke formuar kodin **21*55007# dhe butonin e thirrjes, për një periudhë të përcaktuar nga vetë ai. 
Telefonuesi (personi A) do të dëgjojë njoftimin falas që personi i telefonuar (personi B) është i paarritshëm. Abonenti që telefonohet do të njoftohet në kohë reale, me anë të një SMS-je njoftues, në lidhje me numrin e telefonuesit, kohën dhe datën kur është kryer telefonata.

Për të çaktivizuar shërbimin, në çdo kohë abonenti mund të formojë kodin e thjeshtë #21# OK
Përdoruesi i shërbimit mund të kryejë thirrje dalëse ndërkohë që ka të aktivizuar “Shërbimi 007”
Abonenti i telefonuar duhet të jetë vetëm një numër Eagle, ndërsa personi që telefonon të jetë çfarëdolloj numri.

“Shërbimi 007” ofrohet Falas për të gjithë abonentët Eagle Mobile.

Përditësuar: 22 Shtator 2016