Transferimi i Kreditit

Shёrbimi “Transferimi i kreditit” u mundёson pajtimtarёve “Familjarё” ALBtelecom tё transferojnë kredite në mënyrë të thjeshtë dhe të sigurt kundrejt të gjithë numrave ALBtelecom Mobile me parapagesë, në çdo moment të ditës dhe natës. Mjafton që nga numri i tyre telefonik të telefonojnë FALAS numrin e shkurtër “135” dhe të ndjekin udhёzimet pёrkatёse.

Abonentёt ALBtelecom Mobile me parapagesë që do të marrin një transfertë nëpërmjet shërbimit ”Transferim Krediti”, do të përfitojnë si dhuratë nga ALBtelecom Mobile 10% të vlerës së transferuar shtesë dhe gjithashtu tarifa më të lira drejt numrave ALBtelecom: vetëm 7 Lekë/minutë.

Për të përdorur këtë shërbim, pajtimtarët  ALBtelecom duhet të kenë një fjalëkalim, të cilin mund ta marrin nëpërmjet një SMS-je në celular.
Nësë pajtimtarët nuk kanë fjalekalim, ata mund të telefonojnë direkt në “123” për të marrë fjalëkalimin, ose mund të telefonojnë “135” dhe duke shtypur 2, të ndjekin udhezimet e IVR si më poshte:

  1. Duke shtypur 1, do të jenë të lidhur automatikisht me Operatorin e Kujdesit ndaj Klientit “123”, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve të sigurisë.
  2. Duke shtypur 2, ata mund të ndryshojnë fjalëkalimin.


Nëse pajtimtarët janë të pajisur me fjalëkalim, ata mund të telefonojnë në numrin e shkurtër "135" dhe pastaj të ndjekin komandat si më poshtë:

  1. Vendosni fjalëkalimin e kërkuar 7 shifror = xxxxxxx
  2. Shtypni numrin me parapagim ALBtelecom Mobile, tek i cili shuma duhet të transferohet = 067xxxxxxx
  3. Shënoni shumën që do të transferohet = xxxx
    Shtypni “1” për të konfirmuar transaksionin, “2” për të vendosur përsëri shumën e duhur.

 

Përdoruesit ALBtelecom Mobile do të marrin një SMS me anë të së cilës do të informohen për vlerën e kreditit.

  • Vlera minimale e transferimit të kreditit, jo më pak se 100 Lekë;
  • Vlera maksimale ditore e transferimit te kreditit, 500 Lekë;
  • Vlera maksimale mujore e transferimit të kreditit, 2.000 Lekë.



Në rastin kur pajtimtarët ALBtelecom kërkojnë të çaktivizojnë shërbimin, ata duhet të telefonojnë në "123" dhe pasi t’u jenë përgjigjur të gjithë pyetjeve të sigurisë, shërbimi do të çaktivizohet.

*Të gjitha vlerat e mësipërme përfshijnë TVSH.

Përditësuar: 22 Shtator 2016