ZMS
Shërbimi “ZMS” është një mënyrë e thjeshtë për të dërguar mesazhe me zë.
Ai i jep mundësinë abonentëve ALBtelecom Mobile të komunikojnë më shpejtë, më lehtë, si dhe të shprehin emocionet e tyre me anën e mesazheve zanore. Për të regjistruar mesazhin, ata mund të formojne thjesht yll * të ndjekur nga numri i telefonit. Në këtë mënyrë, abonentët mund të dërgojnë mesazhe vokale te miqtë e tyre pa qenë nevoja ti telefonojne ata, po vetëm duke regjistruar mesazhin që duan tu drejtojnë.
ZMS | ÇMIMI |
Krijimi i ZMS | 16.2 leke/mesazh |
Për tu pergjigjur ZMS-së | 16.2 leke/mesazh |
Për te transferuar ZMS-në | 16.2 leke/mesazh |
Për të dëgjuar për herë të parë ZMS-në nga abonentët brenda rrjetit | Falas |
Për të dëgjuar për më tepër se një herë të njëjtin ZMS | 8.1 leke/mesazh |
Tarifat nuk përfshijnë T.V.S.H.
Shërbimi ZMS është i aktivizuar automatikisht për të gjithë abonentët ALBtelecom Mobile. Për të dërguar një mesazh, përdoruesi formon yll * të ndjekur nga numri i telefonit 067 XX XXXXX. Pas kësaj aboneti mund të lerë mesazhin e dëshiruar. Koha maksimale e regjistrimit të një mesazhi është 30 sec.
Abonentët ALBtelecom Mobile mund të lënë ZMS kundrejt të gjithë operatoreve. Abonentët Vodafone & Telekom vetëm mund të marrin dhe të dëgjojnë ZMS.
Opsione të tjera të vlefshme gjatë krijimit të një ZMS:
• Përdoruesi mund të ridëgjojë ZMS duke shtypur 2
• Të fshijë dhe regjistrojë përsëri mesazhin duke shtypur 3
• Të planifikojë dërgimin e mesazhit në një kohë të ardhme duke shtypur 4
• Të fshijë ZMS-në e regjistruar duke shtypur *
Opsionet pas dëgjimit të mesazhit:
• Përdoruesi mund ti përgjigjet mesazhit duke shtypur 1
• Mund ta dëgjoje përseri duke shtypur 2
• Të fshijë ZMS-në duke shtypur 3
• Ta transferojë duke shtypur 4
• Të ruaj ZMS duke shtypur 5
• Të largohet nga menuja duke shtypur #
• Të ndryshojë gjuhën duke shtypur ***1.
Ka dy menyra për të degjuar mesazhin:
• Mesazhi njoftues informon abonentin dhe jep instruksione se si të dëgjohet një ZMS nëpërmjet një numri të gjatë të vendosur në mesazh.
• Abonenti mund të formoje *0* për të marrë mesazhet e reja
• Ose të formojë *1* për të dëgjuar mesazhet e vjetra