Mashtrimi i Vizitorit me Fat

Mesazhi ose faqja "Urime, ju keni fituar..." është një mashtrim i bazuar në shfletues që ju kërkon të plotësoni një pyetësor për të fituar zakonisht smartphone-in e fundit nga ALBtelecom (Samsung Galaxy, MacBook Pro, iPhone, etj.).

Nëse e plotësoni pyetësorin, në fund, zakonisht do t'ju kërkohet të shkruani informacione personale, duke përfshirë numrin tuaj të celularit. Pasi ta bëni këtë, ju do të futeni në skemën e mashtrimit "wangiri", i cili do të përcjellë thirrjen tuaj drejt një numri, telefonata e të cilit apo drejt të cilit kushton shumë dhe do ju kërkohet të qëndroni në linjë sa më shumë që të jetë e mundur. Sa më shumë zgjat telefonata, aq më shumë para fitojnë ata që ju kanë mashtruar.

Për ta realizuar këtë, mashtruesit mbështeten në një ndërthurje të inxhinierisë dhe psikologjisë sociale. Pasi ju është thënë që keni fituar një çmim - zakonisht smartphone ose pajisje tjetër - ju inkurajoheni të plotësoni të dhënat personale, e më pas të prisni në linjë për të kërkuar shpërblimin tuaj, ndërsa faturoheni për këtë gjë.

Si ta mbroni veten

Në fakt, ekziston vetëm një mënyrë për të mbrojtur veten nga ky lloj mashtrimi, dhe është të mos klikoni fare në të tilla mesazhe apo faqe, ose të mos përgjigjeni apo mos ktheni asnjë thirrje drejt numrave që nuk i njihni, veçanërisht nëse janë ndërkombëtarë.

Ju lutemi, mos harroni se ALBtelecom i shpërblen klientët e saj vetëm përmes kanaleve të tij të mediave digjitale, kështu që herën tjetër që e shihni veten duke fituar një çmim diku nga hiçi, ju lutemi vizitoni menjëherë faqen tonë zyrtare të internetit dhe informohuni për vërtetësinë e këtij promocioni.

Dhe sa herë që nga ju kërkohen të dhëna personale për të plotësuar, ose thirrje për të kryer/marrë, na faqe që nuk janë zyrtare të ALBtelecom, ju lutemi të mos plotësoni asgjë, as të telefononi numrat e panjohur apo t'u përgjigjeni atyre thirrjeve.

Për ta përmbledhur, në rast se hasni ndonjë mashtrim "wangiri", sigurohuni që ta mbroni veten nga dëmet financiare duke kryer një nga veprimet më poshtë:

  1. Mos klikoni mbi butona, apo mos vendosni të dhënat tuaja për të fituar një çmim;
  2. Mos u përgjigjni kur ju marrin numra të dyshimtë;
  3. Mos i merrni ju mbrapsht numrat e dyshimtë që mund t'ju kenë telefonuar (dhe i keni në listën e thirrjeve të humbura);
  4. Vizitoni faqen tonë www.albtelecom.al për t'u informuar rreth ofertave/promocioneve, apo kontaktoni direkt me Shërbimin tonë të Klientit në 123 për t'u informuar e për të raportuar mashtrimin e mundshëm.

Përditësuar: 16 Korrik 2020