Paketa Ekstra +200

Zgjidh Paketat Super dhe përfito FALAS Paketën EKSTRA +200 për t'i dhe shijo Ekstra pushime dhe Ekstra kujtime pasi do të kesh
✅ më shumë GB
✅ më shumë minuta
✅ më shumë SMS
- Për një periudhë promocionale, paketa Ekstra +200 do të jepet falas dhe kjo paketë do të aktivizohet automatikisht në momentin e aktivizimit të paketës Super të përzgjedhur nga klienti.
- Ti do të mund të aktivizosh Ekstra +200 nga dita e parë e aktivizimit të paketës Super, deri në tre ditë para skadimit të saj.
- Ti mund të aktivizosh Paketën Ekstra +200 duke përdorur një nga mënyrat si më poshtë:
- Nëpërmjet aplikacionit “Profili im”
- Duke dërguar një SMS me tekst “200” drejt 131
- Duke vizituar dyqanin më të afërt ALBtelecom
- Duke përdorur Menunë *100#
- Për të kontrolluar balancën e paketës mund të përdorësh një nga mënyrat e mëposhtme:
- Aplikacionin “Profili Im”
- SMS me tekst Balance në numrin 145.
- Menunë *100#
- Gjatë periudhës promocionale të Paketës Ekstra +200 automatikisht falas, ti e ke mundësinë që të aktivizosh sërish Ekstra +200 përgjatë vlefshmërisë së një pakete SUPER, por njësitë e paketës Ekstra Falas nuk do të jenë të vlefshme, e do të zëvendësohen nga njësitë e paketës së re Ekstra +200.
- Nëse dëshiron të aktivizosh një paketë Super të re kur ke aktive një paketë Super + Ekstra +200, atëherë vëllimet e njësive të paketës së re do t'i zëvendësojnë të dyja paketat ekzistuese.
- Njësitë shtesë do të marrin vlefshmërinë e paketës Super që klienti ka aktive në momentin e aktivizimit, pra paketa Ekstra +200 ka vlefshmëri nga 30 ditë deri në 3 ditë.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë celularë dhe fiksë të tjerë.
- SMS-të kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve celularë kombëtarë – ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunications.
- Vëllimi i minutave do të shpenzohet sipas skemës 60+60 sekonda, ndërsa ai i internetit çdo 10 kB.
- Extra +200 do të jetë e vlefshme për të gjitha paketat Super (700, 1100, 1300, Gigastike, 1900) të cilat janë aktive.
- Pavarësisht njësive të mbetura të paketës SUPER, njësitë shtesë nëpërmjet Ekstra +200 do të shtohen njësoj.
- Pas përfundimit të periudhës promocionale, ti do të kesh mundësinë të aktivizosh vetëm 1 paketë Ekstra +200 përgjatë vlefshmërisë së një pakete Super.
- Ti mund të mbash paralelisht paketat shtesë Ekstra Super 200 & Double Super. Njësitë akumulohen.
- Balanca e njësive shtesë do të akumulohet me njësitë e paketës Super që klienti ka aktive.
- Vëllimi i internetit 4G të paketës Extra +200, nuk do të jetë i vlefshëm në Roaming.
- Çmimi i paketës është 200 Lekë dhe përfshin TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.
Përditësuar: 26 Qershor 2020