Plani Smart Senior

Mos humb asnjë çast nga të dashurit e tu!
Tani me Smart Senior, për vetëm 1,000 Lekë/muaj përfiton:
- Smartphone General Mobile 8 GO me menu në gjuhën shqipe
- 500 minuta kombëtare
- 3 GB Internet
- 2000 minuta drejt ALBtelecom Fiks
- 150 SMS kombëtare
- 3 GB + 10 min ndërkombëtare shtesë, për 12 muaj
Kjo ofertë është e dedikuar për klientët pensionistë.
Për të përfituar, paraqitu në dyqanin më të afërt ALBtelecom me librezën e pensionit dhe kartën e identitetit.
- Me smartphone General Mobile 8 Go merr FALAS 3 GB dhe 10 minuta ndërkombëtare bonus per 12 muaj rresht.
- Ti mund ta kontrollosh balancën e minutave, SMS-ve dhe internetit të mbetur për muajin aktual:
- duke dërguar falas SMS me tekst “Balance” drejt 130;
- nëpërmjet aplikacionit “Profili im”.
- Minutat kombëtare janë të vlefshme drejt të gjithë operatorëve në vend (ALBtelecom Mobile, Vodafone Albania, One Telecommunications, dhe operatorëve të tjerë fiksë).
- Minutat në fiks janë të vlefshme drejt ALBtelecom Fiks.
- SMS-të brenda rrjetit janë të vlefshme drejt ALBtelecom Mobile.
- SMS-të kombëtare janë të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë (Vodafone Albania, One Telecommunications).
- Brenda planit Senior, minimumi i kohës fillestare të bisedës është
30 sekonda. Pas 30 sekondave të para të telefonatës, aplikohet
çmimi për sekondë, ndërsa jashtë paketës, plani kthehet sipas skemës me parapagesë 60+1. - Vëllimi i internetit do të shpenzohet sipas skemës 10+10 kB.
- Pagesa fikse mujore do të zbatohet në fund të muajit. Për muajin e parë të aktivizimit, njësitë e planit tarifor dhe pagesa fikse
mujore për pjesën e planit tarifor do të llogariten në mënyrë
proporcionale me ditët e mbetura të muajit. Në rastin kur kërkohet çaktivizimi i Numrit Celular, pagesa fikse mujore dhe njësitë e përfituara të planit tarifor për muajin e fundit do të llogariten të plota për atë muaj; ndërsa pagesa mujore për pjesën e aparatit celular do të përllogaritet e plotë, si në muajin e parë të aktivizmit ashtu edhe të çaktivizimit. - Pas konsumit të njësive të planit tarifor Senior, do të zbatohen
tarifat standarde të paraqitura në tabelën e çmimeve të tarifave standarde të planit tarifor individual me parapagesë. Ti mund të kryesh një rimbushje dhe/ose të aktivizosh një paketë me parapagesë për të vazhduar komunikimin për atë muaj. - Kohëzgjatja minimale e kontratës është 18 muaj. Në rast ndërprerjeje të parakohëshme të kësaj kontrate, penaliteti është i barazvlefshëm me shumën e muajve të mbetur të kontratës.
- Pas periudhës fillestare të kontratës prej 18 muajsh, do të vijohet vetëm me pagesën mujore të planit tarifor prej 700 Lekësh.
- Përfitimet e planit të përzgjedhur nuk janë të vlefshme në roaming.
- Minutat, SMS apo MB e pakonsumuara nuk do të
transferohen në muajin pasardhës. - Përfitimet e planit janë në bazë mujore.
- Minutat ndërkombëtare të përfituara nga bonusi janë të vlefshme drejt të gjithë operatoreve në shtetet: Itali, Greqi, Kosovë, Bullgari, Francë, SHBA, Kanada, Belgjikë, Gjermani, Turqi, Angli, Kinë, Suedi, Spanjë, Rumani, Poloni dhe Republika Çeke.
- Tarifa fillestare e lidhjes është 2,000 Lekë.
- Të gjitha tarifat e planit përfshijnë TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.