Paketat Roaming + Sigurimi i shëndetit në udhëtim dhuratë

AT-WEB-870x155.png (2)

Nëse aktivizon një nga Paketat Roaming 10 ditore ose Paketën PromoZone Extra përfiton Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim për 15 ditë DHURATË!

Paketat Roaming PromoZone 10 Roaming PromoZone Internet Roaming PromoZone Extra Roaming Greqi Roaming Turqi Roaming Mali i Zi Roaming Gjermani Roaming Kosovë Roaming Itali Roaming Bullgari Roaming Maqedoni
Çmimi 990 Lekë 990 Lekë 1,590 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë 990 Lekë
Minuta dalëse 100* - 50** 200* 200*​ 200*​ 200*​ 200*​ 200*​ 200*​ 200*​
Minuta hyrëse 100 - 50 50 50​ 50​ 50​ 50​ 50​ 50​ 50​
SMS dalëse 100 - 50 - - - - - - -
MB Internet 100 200 100 200 200​ 200​ 200​ 200​ 200​ 200​ 200​
Vlefshmëria 10 ditë 10 ditë 4 ditë 10 ditë 10 ditë ​ 10 ditë ​ 10 ditë ​ 10 ditë ​ 10 ditë ​ 10 ditë ​ 10 ditë ​
Teksti për regjistrim me SMS drejt 136 10 Internet Extra Greqi Turqi Mali i Zi Gjermani Kosove Itali Bullgari Maqedoni
Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim Dhuratë​
*Minutat dalëse mund të përdoren vetëm drejt ALBtelecom Mobile.
**Minutat dalëse mund të përdoren drejt të gjitha destinacioneve.
Polica e sigurimit është e vlefshme për 15 ditë dhe ka vlerë mbulimi deri në 30,000 Euro.

1. Për t’u regjistruar në një nga Paketat Roaming:

  • dërgo një SMS në numrin 136 me tekst sipas paketës së përzgjedhur;
  • shkarko aplikacionin "Profili Im" dhe kryej aktivizimin shume thjesht nga menuja e tij;
  • përdor menunë ALBtelecom Star në telefonin tënd;
  • vizito një nga dyqanet ALBtelecom.

2. Me aktivizimin e Paketave Roaming që përfitojnë policën e sigurimit në udhëtim, do të marrësh një mesazh me një kod 6-shifror i cili është i vlefshëm për të aktivizuar policën e sigurimit në Intersig për Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim.

3. Kodi mund të përdoret brenda një vlefshmërie kohore prej 10 ditësh nga momenti i aktivizimit të paketës Roaming dhe brenda këtij afati duhet të paraqitesh në një nga dyqanet e Intersig për të përfituar policën e sigurimit të shëndetit në udhëtim dhuratë. 

4. Ti përfiton kode sa herë që aktivizon një nga paketat roaming që përfitojnë policën dhuratë, por nuk merr një kod të dytë nëse nuk ka përfunduar ende vlefshmëria 10 ditore e kodit të mëparshëm.

5. Zona e mbulimit të policës së sigurimit është vetëm për destinacionet në Europe ku përfshihen edhe zonat e paketave roaming sipas shteteve.

6. Planet tarifore të vlefshme që përfitojnë nga oferta janë: Plani Standard me Parapagesë, SuperRiniring, Life 1, Life 2, Life 3, Life 4, Life Control 800 dhe Life Control 1200.

7. Personat mbi 65 vjeç nuk mund të përfitojnë një policë sigurimi te shendetit në udhëtim sipas kushteve të ketij sigurimi, por mund ta transferojnë kodin promocional tek nje person tjeter. Polica e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim është e vlefshme për 15 ditë dhe mbulon një shumë sigurimi deri në 30,000 Euro.

8. Ky sigurim mbulon:

  • Shpenzimet mjekësore përfshirë ndihmën urgjente.
  • Shpenzime riatdhesimi.
  • Shpenzime për aksidente personale.

9. Kushtet e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim ndodhen në policën e sigurimit ose mund t’i gjeni online në faqen zyrtare të Intersig sh.a.

10. Për më shumë detaje rreth Paketave Roaming kliko këtu

 

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ku ofrohet suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, shkarko aplikacionin "Profili Im" në celular, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

  1.  

Përditësuar: 21 Nëntor 2017