Rregullore e lojës promocionale "Dashuria në kohën e duhur"

Kjo rregullore (“Rregullorja”) eshte hartuar në bazë të Ligjit “Për Lojrat e Fatit Në Republikën e Shqipërisë Nr. 115 Datë 21.12.2015”, i ndryshuar si dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij.

Rregullorja ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për Lojën promocionale dhe pjesëmarrësit në lojën promocionale “Dashuria në Kohën e Duhur” të ALBtelecom sh.a (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një loje fati promocionale për pajtimtarët e planit tarifor me parapagesë të rrjetit të telefonisë së lëvizshme ALBtelecom, e bazuar në pjesëmarrje me anë të rimbushjeve duke filluar nga 1,000 (njëmijë) Lekë përfshirë TVSH e sipër, dhe përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore me anën e programit kompjuterik.

Programi kompjuterik është ndërtuar duke kombinuar programin Excel me Ndërfaqen Grafike të Përdoruesit, në të cilin futet manualisht lista e pajtimtarëve të ALBtelecom, e gjeneruar nga Sektori i Raportimeve (BI) të ALBtelecom, përmbajtja e së cilës plotëson kushtet për pjesëmarrje në lojën promocionale sikurse është parashikuar në rregulloren e lojës promocionale (këtu e në vijim referuar si “programi kompjuterik”).

Kohëzgjatja e Lojës Promocionale

Loja Promocionale do të fillojë më datë 09.01.2019 dhe do të përfundojë më datë 14.02.2019.

Çmimet

Loja Promocionale do të ketë 5 përzgjedhje me nga 2 fitues në çdo perzgjedhje, ne total 10 fitues.

Secili fitues do të fitojë një udhëtim në çift. Secili fitues ka të drejtë të zgjedhë personin që dëshiron për të marrë me vete në këtë Udhëtim.

Çmimi i mbuluar nga ALBtelecom për secilin fitues që do të fitojë një udhëtim çift në Verona, përfshin:

  1. Udhëtimin me avion, vajtje – kthim, Tiranë – Verona – Tiranë; udhëtim ku nisja për të gjithë fituesit do të jetë më datë 02.2019 dhe kthimi më datë 24.02.2019;
  2. Sigurimin e jetës në udhëtim për fituesit;
  3. Transportin e fituesve nga Kafe Flora Tiranë – Aeroport i Rinasit– Kafe Flora Tiranë; si edhe transportin nga Aeroporti i Veronës – hotel – Aeroport i Veronës;
  4. Hotelin me 4 yje për 2 netë qëndrimi, me mëngjesin e përfshirë;
  5. 2 darka në çift me vlerë jo më shumë se 70 (shtatëdhjetë) Euro përfshirë taksat dhe tatimet për çift, për darkë;
  6. Turin gjysmë ditor në qytetin e Veronës me guide lokale;
  7. Bileta e hyrjes në shtëpinë e Kapuletëve (shtëpia e Zhuljetës)

(të gjitha pikave të sipërpërmendura do t’u referohemi këtu e në vijim si “Çmimi”)

Çmimi për këtë lojë promocionale në total është udhetimi, i cili përfshin të gjitha pikat e mësipërme për 10 çifte, drejt Veronës, ku nisja për të gjithë fituesit do të jetë më datë 22.02.2019 dhe kthimi më datë 24.02.2019.

Vlera e çmimit në tërësi apo e ndonjë elementi të tij, si lartpërmendur në pikat a, b, c, d, e, f, g, në asnjë rast nuk është subjekt konvertimi në para në dorë, apo në forma të tjera dhe nuk rimbursohet.

Organizimi i udhetimit me të gjitha pikat e sipërpërmendura (a,b,c,d,e,f,g) dhe detajet e tij do të kryhen nëpërmjet një agjencie udhëtimi të kontraktuar nga ALBtelecom.

Fituesi nuk ka të drejtë të kërkojë ndryshime të dates së udhëtimit përveç atyre të përcaktuara nga ALBtelecom.

Në rast se fituesi dhe/ose personi shoqërues nuk mund të udhëtojë në datat e parashikuara në biletë, ALBtelecom nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi dhe fituesi i çmimit do të jetë përgjegjës në lidhje me këtë dhe me shpenzimet që mund të lindin nga ndryshimet e planit të udhetimit. Në këto raste, fituesi i çmimit e humbet të drejtën e fitimit të përfitimeve të çmimit të përmendura në pikën b,c,d,e,f,g më sipër.

ALBtelecom mund ta refuzojë dhënien e çmimit në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonje parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

Pjesëmarrja

Mundësia e pjesëmarrjes në këtë Lojë Promocionale është e hapur për:

Pajtimtarët e planeve tarifore me parapagesë (klientët individë me parapagesë, hibrid dhe Riniring) të rrjetit të telefonisë së lëvizshme ALBtelecom, të cilët kryejnë një rimbushje (rimbushje nga të gjitha kanalet përveç rimbushjeve të kryera nëpërmjet Credit Transfer dhe ALBtelecom Overdraft) nga 1,000 Lekë (përfshirë TVSH) e sipër, në periudhën 09 janar 2019 deri më 13 shkurt 2019. Çdo rimbushje është një shans për të fituar. Sa më shumë rimbushje të bëjë pajtimtari, aq herë rritet propabiliteti për të fituar.

Një pajtimtar është i lirë gjatë periudhës së Lojës Promocionale të kryejë rimbushje sa herë të dëshirojë, deri në limitin e balancës prej 30,000 (tridhjetë mijë) Lekë.

Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në ketë lojë promocionale:

Punonjësit e ALBtelecom dhe familjarët e tyre, punonjësit e Agna dhe të agjencive kreative të nënkontraktuara nga AT, rimbushjet nën 1,000 (njëmijë) Lekë (përfshirë TVSH), rimbushjet e anuluara, krediti i transferuar dhe ALBtelecom Overdraft.

Kushtet për Pjesëmarrje në Lojën Promocionale

Kjo lojë promocionale është e hapur për të gjithë pajtimtarët që janë pronarë të kartës së tyre SIM, pra ata të cilët e kanë kartën SIM të regjistruar në emrin e tyre. Të gjithë pajtimtaret e interesuar duhet të kryejnë një rimbushje duke filluar nga 1,000 Leke (përfshirë TVSH) e siper. Me kryerjen e rimbushjes, pajtimtari jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë promocionale duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj. Në rast të kërkesës me shkrim të pajtimtarit për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, atëherë ALBtelecom nuk do t’i përfshijë ata në shortetë e zgjedhjes së fituesve. Një numër (MSISDN) do të përzgjidhet vetëm njëherë, dhe nese ky numër rezulton fitues, më pas ky numër (MSISDN) do të hiqet nga lista e përzgjedhjeve të tjera.

Fituesi i çmimit ka të drejtë të transferojë çmimin e tij në persona të tretë nëpërmjet nënshkrimit të një deklarate noteriale dhe paraqitjes së dokumenteve përkatëse të kërkuara nga ALBtelecom në lidhje me këtë.

Gjithashtu, nga pjesëmarrja janë përjashtuar personat nën 18 vjeç, të cilët nuk mund t’ia delegojnë pjesëmarrjen e tyre një personi të tretë.

Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo pajtimtar i cili plotëson kushtet e pjesëmarrjes si më sipër dhe që do të kryejë rimbushje nga 1000 Lekë (përfshirë TVSH) duke filluar nga 1,000 Lekë (përfshirë TVSHe sipër, automatikisht bëhet pjesë e Lojës Promocionale, pa asnjë kosto shtesë dhe merr pjesë në perzgjedhjet finale. Pjesemarrës/fitues është numri që kryen rimbushjen, pavarësisht se kush e kryen atë.

Me kryerjen e rimbushjes nga 1,000 Lekë (me TVSH) e sipër, klientët me parapagesë kanë dhënë miratimin e tyre për përfshirjen në këtë Loje Promocionale duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e Lojës Promocionale. Në rast të kërkesave të pajtimtareve për të mos u përfshirë në këtë Lojë Promocionale, ALBtelecom nuk do t’i përfshijë ata në shorteun që do të hidhet për shpalljen e fituesve.

Sa herë që një pajtimtar bën një rimbushje nga 1,000 Lekë (me TVSH) e siper, ai do të marrë një SMS falas i cili e njofton për pjesëmarrjen në shorte.

Përzgjedhja e Fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastesore me anë të programit kompjuterik.

Programi kompjuterik është ndërtuar nga kombinimi i programit Excel me Ndërfaqen Grafike të Përdoruesit, në të cilin futet manualisht lista e pajtimtarëve të ALBtelecom, e gjeneruar nga Sektori i Raportimeve (BI) të ALBtelecom, përmbajtja e së cilës ka plotësuar kushtet për pjesëmarrje në lojën promoconale sikurse është parashikuar në rregulloren e lojës promocionale.

Përzgjedhja do të bëhet në datat si më poshtë:

Përzgjedhja 1: Do të kryhet më datë 17.01.2019 në orën 12:00 tek dyqani ALBtelecom Flagship, Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, ku do të përzgjidhen 2 fitues; marrin pjesë në këtë përzgjedhje rimbushjet e kryera nga data 09 janar 2019 – 16 janar 2019.

Përzgjedhja 2: Do të kryhet më datë 24.01.2019 në orën 12:00 tek dyqani ALBtelecom Flagship, Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, ku do të përzgjidhen 2 fitues; marrin pjesë në këtë përzgjedhje rimbushjet e kryera nga nga data 09 janar 2019 – 23 janar 2019.

Përzgjedhja 3: Do të kryhet më datë 31.01.2019 ne orën 12:00 tek dyqani ALBtelecom Flagship, Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, ku do të përzgjidhen 2 fitues; marrin pjesë në këtë përzgjedhje rimbushjet e kryera nga data 09 janar 2019 – 30 janar 2019.

Përzgjedhja 4: Do të kryhet më datë 07.02.2019 ne orën 12:00 tek dyqani ALBtelecom Flagship, Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, ku do të përzgjidhen 2 fitues; marrin pjesë në këtë përzgjedhje rimbushjet e kryera nga data 09 janar 2019 – 06 shkurt 2019.

Përzgjedhja 5: Do të kryhet më datë 14.02.2019 ne orën 12:00 tek dyqani ALBtelecom Flagship, Rruga “Ibrahim Rugova”, Tiranë, ku do të përzgjidhen 2 fitues; marrin pjesë në këtë përzgjedhje rimbushjet e kryera nga data 09 janar 2019 – 13 shkurt 2019.

Përzgjedhjet do të transmetohen në Media.

Shorteu ku do të kryhet përzgjedhja dhe shpallja e numrave fitues do të zhvillohet në praninë e një noteri, një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikeqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrise së Financave, përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njesise së Tatimpaguesve të Mëdhenj Tiranë, të cilët do të njoftohen rregullisht nga ALBtelecom Sh.a sipas kërkesave ligjore përkatëse.

Përzgjedhja e fituesve do të bëhet nga lista e të gjitha pjesëmarrjeve të numrave, përveç rasteve përjashtimore të sipërpërmendura. Shpallja e numrave fitues do të bazohet në një përzgjedhje rastësore, nëpërmjet një aplikacioni (programi) kompjuterik, i cili përzgjedh automatikisht dhe në mënyrë rastërore 6 (gjashtë) numra celulari. Numri i parë dhe i dytë do të jenë numrat fitues në secilën përzgjedhje, ndërsa pjesa tjetër e numrave celularë në këtë listë do të shërbejë si listë rezervë në rast se ndonjëri nga fituesit nuk do të pranojë apo nuk do të kualifikohet për tërheqjen e çmimit sipas kriterit të përcaktuar në këtë Rregullore.

Fituesi do të ketë të drejtën e transferimit të çmimit me kusht që personi të cilit i transferohet çmimi të jetë pajtimtar i ALBtelecom. Në këtë rast, fituesi i çmimit duhet të paraqesë një Deklaratë Noteriale ku do të caktohet personi të cilit ia transferon çmimin. Personi të cilit i transferohet çmimi duhet të jetë pajtimtar i ALBtelecom Mobile. Numri (MSISDN) që shpallet njëherë fitues, hiqet nga lista e pjesmarrësve në përzgjedhjet e radhës dhe nuk mund të shpallet përsëri fitues.

Njoftimi i Fituesit

ALBtelecom do të njoftojë fituesin pas procesit të përzgjedhjes me anë të Shërbimit të Klientit.

Fitues shpallet pajtimtari i cili identifikohet nëpërmjet dokumenteve përkatëse që vërtetojnë se fituesi është pronar i kartës SIM/ose personi i autorizuar përkatësisht me akt noterial nga Fituesi.

Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do t’i komunikohet nga Shërbimi i Klientit per t’u regjistruar si fitues. Në të kundërt, ne rast mosparaqitjeje, pajtimtari i përzgjedhur fitues do të humbase çmimin e fituar.

Përjashtimi nga Përgjegjësia

ALBtelecom nuk do të jetë pergjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentet e nevojshme dhe/ose pasaportën biometrike të vlefshme. Të gjitha procedurat për pajisjen me pasaporta biometrike të vlefshme do të jenë nën përgjegjësinë e fituesve të çmimit. ALBtelecom nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk regjistrohet sipas procedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

Ruajtja e Dokumentacionit

Çdo pjesëmarrës në këtë Lojë Promocionale pranon shprehimisht se ALBtelecom mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Promocionale dhe per çdo qëllim tjetër të ligjshëm të ALBtelecom sh.a sipas ligjit “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillimit, numri i pjesëmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

Publiciteti

ALBtelecom rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim ALBtelecom, në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

Me pranimin e çmimit, fituesi jep miratimin që emri dhe imazhi i tij të publikohet në faqen zyrtare të internetit të ALBtelecom dhe në faqet zyrtare të ALBtelecom në rrjetet sociale, YouTube, etj. Fituesi i jep të drejtë ALBtelecom lidhur më përdorimin e të drejtave të imazhit të tyre në fotografitë, videot (apo çdo version të tyre qe ka prezencën e tyre) të cilat do të shfaqen në publik në kuadrin e fushatave dhe aktiviteteve promocionale aktuale apo të ardhshme të ALBtelecom.

Të Ndryshme

ALBtelecom rezervon të drejtën për të ndryshuar një apo disa nga kushtet e kësaj Loje Promocionale duke marrë miratimin paraprak të institucioneve përkatëse.

Në rast mosmarrëveshjeje, organi kompetent për zgjidhjen e saj do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Merret e mirëqenë që të gjithë pjesëmarrësit në ketë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

Përditësuar: 9 Janar 2019