Detaje mbi Pajisjen Mobile Wi-Fi
- Pajisjen mund ta gjesh në çdo dyqan ALBtelecom.
- Ti mund t’i aktivizosh paketat e internetit:
- Nëpëmjet aplikacionit “Profili im”
- Duke dërguar një SMS drejt 138 me tekst:
- G25 për paketën Giga Super 25
- G50 për paketën Giga Super 50
- Duke vizituar dyqanin më të afërt ALBtelecom
- Duke përdorur Menunë *100#
- Karta SIM, e cila përfitohet falas, do të ketë vlefshmëri 360 ditë.
- Përfitimi fillestar prej 5 GB falas me blerjen e pajisjes do të ketë vlefshmëri 14 ditë dhe do të përfitohet vetëm 1 herë, kur klienti blen pajisjen së bashku me kartën SIM.
- Vëllimi i internetit do të shpenzohet sipas skemës 10+10 kb. Tarifa e vëllimit të internetit është 0,10 Lekë/10 kb.
- Paketat mujore të internetit kanë vëllim interneti të limituar. Pas konsumit të përfitimeve të paketave, ti do të tarifohesh me tarifat standarde të planit tënd tarifor.
- Për të kontrolluar balancën e paketës së aktivizuar, mund të dërgosh SMS me tekst “Balanca’’ drejt 138; për balancën e paketës fillestare të internetit 5 GB, duke përdorur aplikacionin “Profili im”.
- Nëse je duke përdorur një nga paketat e internetit dhe njëkohësisht blen sërish të njëjtën paketë, atëherë përfitimet e paketës tënde të parë nuk do të jenë të vlefshme.
- Përfitimet e paketave nuk janë të vlefshme në Roaming.
- Ti mund të kesh paralelisht paketat mujore të internetit: Giga Super 25, Giga Super 50, si edhe Paketat 500/750/1000/1500/3000.
- Të gjitha çmimet e paketave përfshijnë TVSH.
Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.
Përditësuar: 4 Qershor 2021