Kushte dhe Afate

425264017-article-banner_al.png

Zgjidh fuqinë e kombinimit me ONE SUPER FAMILJA!

Krijo tani grupin tënd dhe përfito:

Nga 10% deri në 50% zbritje në tarifën mujore të fiksit

2 GB Internet për secilin nga anëtarët mobile të grupit

Çdo anëtar mobile i grupit që aktivizon një paketë me parapagesë me vlerën duke filluar nga 700 Lekë, apo është anëtar me kontratë, përfiton 2 GB Internet dhuratë, çdo muaj, si edhe i dhuron 10% zbritje vlerës së tarifës së shërbimit fiks të grupit.

Për të përfituar zbritjen maksimale prej 50%, ti duhet të kesh maksimumin e anëtarëve mobile në grup, pra 5, dhe secili të ketë të aktivizuar një paketë apo plan tarifor me kontrate me vlerën duke filluar nga 700 Lekë/muaj.

Grupi One Super Familja krijohet nëse ke SuperFibra apo HomeNet në shtëpi, duke e bashkuar këtë shërbim me nga 1 deri në 5 numra mobile One apo ALBtelecom; apo, nëse ke numër mobile One apo ALBtelecom, merr SuperFibra ose HomeNet për shtëpinë tënde dhe bashko këtë shërbim me nga 1 deri në 5 numra mobile One apo ALBtelecom.

Për përdorimin dhe përfitimet e Grupit One Super Familja

  1. Të gjithë pajtimtarët e shërbimeve fikse apo celularë pjesë e planeve tarifore individuale (për sherbimet fikse me kontratë dhe për shërbimin celular në planet tarifore me kontratë apo me parapagesë) kanë mundësi të jenë pjese e grupit One Super Familja të krijuar nga një numër fiks ose te marrin ftesa prej zotëruesit të numrit fiks për të qënë pjesë e grupit SuperFamilja.
  2. Një numër fiks apo celular, ne planet tarifore me kontrate apo me parapagesë, mund të jetë pjesë e vetem një grupi One Super Familja.
  3. Grupi One Super Familja do të ketë minimumi 2 anëtarë (një anëtar me numer fiks dhe një anëtar me numër celular) dhe maksimumi 6 anëtarë (një anëtar me numer fiks dhe deri në 5 anëtarë me numra celularë).
  4. Anëtarët celularë që bëhen pjesë e grupit do të marrin nje SMS informuese që janë bërë pjesë e grupit dhe nese nuk janë dakort mund të telefonojnë brenda 48 orësh drejt Kujdesit te Klientit për të kërkuar heqjen e numrit të tyre nga grupi.
  5. Të gjithë anëtarët e grupit One Super Familja nuk mund të largohen nga grupi brënda afatit kohor prej 90 ditësh nga momenti i anëtarësimit në grup, përvec rasteve kur anëtarët e Grupit One Super Familja refuzojnë të jenë pjesë e grupit deri në 48 orë nga momenti i anëtarësimit.
  6. Pajtimtari zotërues i numrit fiks mund të heqë anëtarët ekzistues të Grupit One Super Familja pas 90 ditësh nga momenti i hyrjes në grup dhë të ç’aktivizojë Grupin pas 90 ditësh nga krijimi i tij.
  7. Operatori dhe/ose Shoqeria/Personat e autorizuar prej tij, do të përpunojnë në bazë të parashikimeve të bëra në legjislacionin në fuqi, të dhënat personale të pajtimtarëve me qëllim krijimin, funksionimin dhe modifikimin e Grupit One Super Familja.

 

Përfitimet e anëtarëve të grupit One SuperFamilja:

  1. Vlera neto e tarifës mujore të “shërbimeve fikse” (që përfshin Telefoni fikse dhe IPTV dhe/ose internet) do të zbritet me 10% për cdo paketë mujore të aktivizuar nga anëtarët celularë me parapagesë të grupit ose nga anëtarët celularë me kontratë. Kjo zbritje nuk do të kalojë vlerën totale prej 50% të tarifës neto mujore të “shërbimeve fikse”.
  2. Përfitimet e të qënit pjesë e Grupit One Super Familja mund të perfitohen vetëm për paketat mujore celulare me parapagesë ose për planet me kontratë (në vlerën 700 Lekë e lart, përfshirë TVSH) pasi numri celular ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
  3. Zbritja do të aplikohet vetëm në tarifën neto mujore të shërbimive fikse dhe jo në faturën totale që gjeneron pajtimtari për shkak të konsumit jashtë përfitimeve të tarifës së cilës i përket.
  4. Nëse shërbimet fikse janë te bllokuara në mënyrë të njëanshme apo dyanshme për shkak të mospagesave, zbritja e Grupit One Super Familja nuk do te aplikohet në tarifën mujore të shërbimive fikse për sa kohë shërbimet fikse janë të bllokuara.
  5. Brenda grupit One Super Familja të gjithë anëtarët celularë përfitojnë 2GB internet bonus çdo muaj, me vlefshmeri mujore.
  6. Vëllimi i internetit bonus do të shpenzohet me intervale cdo 10 KB.
  7. Përfitimet e paketave mujore dhe të bonusit me internet nuk janë të vlefshme ne roaming.

 

Largimi nga grupi SuperFamilja:

  1. Nëse kontrata e numrit fiks mbyllet me kerkesë të pajtimtarit apo për arsye mospagesash, atëherë grupi shpërbëhet automatikisht.
  2. Nëse një anëtar grupi është regjistruar në paketat mujore celulare dhe më pas largohet nga grupi, paketa do të vazhdojë të jetë e vlefshme deri në momentin e përfundimit të vlefshmërisë së saj, ndërsa vëllimi i bonusit me internet do të ndërpritet menjehërë nëse nuk është konsumuar.
  3. Në rastet kur anëtarët largohen nga rrjeti apo numrat mbyllen, atëherë ata hiqen automatikisht nga grupi One Super Familja, dhe mund të zëvendësohen me anetarë të tjerë nëse numri maksimal i anëtareve nuk është plotësuar.
  4. Nëse grupi përbëhet nga një numer fiks dhe një numër celuar dhe numri celular largohet nga rrjeti apo mbyllet, grupi do të shpërbëhet automatikisht.

 

 

  1. Ne rast se grupi One Super Familja shpërbëhet, të gjithë anëtarët e grupit do të njoftohen me SMS.

 

ALBtelecom mund ti ndryshoje ne cdo kohe keto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual te pajtimtarit (e cila mund të jetë edhe me SMS ose telefonate nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) te pakten 30 (tridhjete) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre, njoftim i cili ne rastet kur nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve do te permbaje adresen se ku jane publikuar ndryshimet perkatese. Nese Pajtimtari i ALBtelecom brenda 30 diteve nga data e Njoftimit nuk ben kerkese per mbyllje te Grupit One Super Familja, automatikisht do te hyjne ne fuqi kushtet e reja per perdorimin dhe perfitimet e Grupit One Super Familja.

 

 

 

 

Përditësuar: 31 Gusht 2022