Çfarë është "Profili Im"

self.jpg

Me platformën “Profili Im” do të keni mundësi të kontrolloni të dhënat e abonimit tuaj, të kryeni aktivizime shërbimesh, si edhe shumë funksionalitete të tjera.

Fillimisht kjo platformë do të ofrojë shërbime për abonentët me parapagesë.

Udhëzime:

Udhëzojmë të përdorni browser-in Google Chrome për të aksesuar platformën “Profili Im”.

Kjo platformë do të shërbejë për të dërguar kërkesë. Procesi i mëtejshëm do të vijojë nëpërmjet SMS-së së shërbimit përkatës.

Përmbajtjet e ndryshme do të vazhdojnë të vijnë tek abonenti në format SMS, apo sipas formatit ekzistues.

Të gjitha çmimet janë sipas shërbimeve specifike:

  • Shërbimi “Eagle Zone TV” dhe “Dailynews” do të jenë me pagesë.
  • Shërbimet “Kontrolli i balancës” do të jetë me pagesë për numrat me kontratë. Shërbimi “Transferimi i kreditit” do të jetë me pagesë.

Klikimi në “Aktivizo” nënkupton konfirmim për t’u aktivizuar në një shërbim.

Për mobile do të përdoren të dhënat e abonimit në platformat e ALBtelecom. Abonentët mund të ndjekin procesin e përditësimit të të dhënave.

Si ta aktivizoni për herë të parë platformën “Profili im”?

Përdoruesve të rinj në këtë platformë do t’u kërkohen disa informacione për të aktivizuar llogarinë nga fillimi.

Hapi A: Krijimi i një llogarie të platformës “Profili Im”.

Në këtë hap abonenti duhet të vërtetojë që ka një kontratë apo ka abonim aktiv me ALBtelecom duke shënuar të dhënat e sakta:

  • Numër telefoni
  • Emër
  • Mbiemër
  • Adresë e-maili (duhet të vendoset adresa aktuale)

Hapi B: Pasi të konfirmohen këto të dhëna, abonenti do të marrë një SMS në te cilin do t’i jepet edhe fjalëkalimi fillestar. Ky hap është verifikimi i përdoruesit në mobile dhe abonenti do të marrë kodin e konfirmimit që do të fillojë me REGSCC.

Abonentët e regjistruar në platformë duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm:

Hapi 1: Abonenti do të marrë fjalëkalimin e platformës (në trajtën e 8 gërmave/shifrave).

Hapi 2: Më pas, për të përdorur platformën do të marrë fjalëkalimin e përkohshëm (me 4 shifra).

A do të jetë kjo platformë për abonentët e shërbimeve të fiksit?

Fillimisht do ta ofrojmë atë vetëm për abonentët që kanë shërbim mobile.

A do të jetë kjo platformë në versionin mobile application?

Platforma ofrohet në versionin web browser, specifikisht për PC (desktop).

A do të faturohen abonentët për shërbimet?

Abonentet do të faturohen sipas çmimeve të secilit prej shërbimeve, apo funksionaliteteve të tyre. 

Përditësuar: 26 Shtator 2016