ALBtelecom Special

ALbtelecom-special-Article-AL.jpg (1)

Me platformën e dhuratave ALBtelecom Special, zemra rreh plot surpriza!

Nuk ke përse zgjedh. Ti mund t'i përdorësh të gjitha dhuratat.

Mjafton të jesh klient i ALBtelecom, mobile, internet ne shtepi, IPTV, apo telefoni fikse dhe pas çdo shërbimi, në aplikacionin Profili Im, gjen kodet e tua dhuratë në ALBtelecom Special.

Për ty që ke një numër me parapagesë ALBtelecom Mobile:

 

  1. Aktivizo një nga paketat Super: Super 700, Super 1100, Super 1300, Gigastike, Super 1900. Menjëherë sapo paketa të aktivizohet, do të pajisesh automatikisht me disa kode, nga nje për secilin partner. Sa më e madhe vlera e paketës së aktivizuar, aq më shumë kode do të marrësh. dhe mund t’i përdorësh të gjitha.
  2. Shkarko dhe regjistrohu në aplikacionin Profili Im. Nësë aparati yt celular nuk të mundëson shkarkimin e Profili Im Mobile, mjafton të hysh në faqen zyrtare të ALBtelecom – Profili Im  – Profili Im Mobile.
  3. Sapo të hysh tek Profili Im, kliko në seksionin ALBtelecom Special – “Kodet e Mia” për të marrë të gjitha kodet aktive.

 

Për ty që ke një numër mobile me kontratë

 

  1. Në datën 1 të çdo muaji do të pajisesh automatikisht me disa kode, nga një për secilin partner. Sa më i lartë pajtimi mujor, aq më shumë kode do të marrësh, dhe mund t’i përdorësh të gjitha. Mjafton që të kesh paguar rregullisht faturat e tua.
  2. Shkarko dhe regjistrohu në aplikacionin Profili Im. Nësë aparati yt celular nuk të mundëson shkarkimin e Profili Im Mobile, mjafton të hysh në faqen zyrtare të ALBtelecom – Profili Im – Profili Im Mobile.
  3. Sapo të hysh tek Profili Im, kliko në seksionin ALBtelecom Special – “Kodet e Mia” për të marrë të gjitha kodet aktive.

 

Për ty që ke Internet në shtepi, IPTV apo, Telefon Fiks

 

  1. Në datën 1 të çdo muaji do të pajisesh automatikisht me disa kode, nga një për secilin partner. Sa më I lartë pajtimi mujor, aq më shumë kode do të marrësh, dhe mund t’i përdorësh të gjitha. Mjafton që të kesh paguar rregullisht faturat e tua.
  2. Përdor Profili Im Fix web, të cilin mund ta gjesh në faqen zyrtare të ALBtelecom – Profili Im – Profili Im Fix.
  3. Sapo të hysh tek Profili Im, kliko në seksionin ALBtelecom Special – “Kodet e Mia” për të marrë të gjitha kodet aktive.

 

Nuk ke aktualisht një numër Mobile?

Shko në dyqanin më të afërt dhe bëhu pjesë e familjes së madhe ALBtelecom.

 

Për të përfituar dhuratat e ofruara nga ALBtelecom në bashkëpunim me partnerët më poshtë, ti duhet të aktivizosh një nga paketat Super (për numrat me parapagesë), ose të kesh në pronësi një numër mobile me kontratë, ose internet në shtëpi, ose IPTV, ose telefon Fiks.

Në këtë mënyrë do të pajisesh me disa kode, nga një për secilin partner.
Sa më e madhe vlera e paketës / pajtimit mujor, aq me shume kode dhe dhurata do të përfitosh.
Ne tabelën më poshtë do të kesh listën e partnerëve dhe kushtet e përfitimit të kodeve:
 
Partneri Oferta Kushtet per te perfituar
Mobile me parapagesë Mobile me kontratë Internet në shtëpi / IPTV / telefoni fikse
Aktivizim i një pakete Super Sipas pajtimit mujor Sipa pajtimit mujor
Bukinist 10% Zbritje mbi çmimin e kopertinës së botimit. Super 1900 Të gjithë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Era delivery 10% Zbritje në faturën totale. Super 1900 Nga 700 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
www.beba.al 10% Zbritje në të gjitha produktet (përveç ushqimit të bebes ) Super 1900 Nga 700 Lekë Nga 999 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Farmaci Dite e Nate 10% Zbritje në shumën totale të faturës. Super 1900 Të gjithë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Baptiste Power Yoga Albania 50% Zbritje në anëtarësimin e parë ( anëtarë të rinj në studio), dhe 15% zbritje pas kësaj.  Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Poliklinika Emerald Dental 20% Zbritje në të gjitha shërbimet Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Medispa 25% Zbritje në të gjitha shërbimet  Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Silhouette 3,000 Lekë zbritje në shërbimin / paketën që dëshironi. Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Goodies Farm 5% Zbritje në të gjitha produktet e saj. Super 1900 Nga 700 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Ecosoft Aero 360 falas, për abonim vjetor në Sistemin Standart Ro (filtra uji) Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1800 Lekë
Super 1300
Gigastike
Green Taxi 500 Lekë zbritje në rrugën Tiranë - Rinas dhe anasjelltas. Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Kancelari Infiniti 10% Zbritje në të gjitha shërbimet Super 1900 Të gjithë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Teoren 8% Zbritje në të gjitha produktet pranë Teoren Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1800 Lekë
Super 1300
Gigastike
Taxi.al 10% Zbritje për çdo udhëtim me vlerë mbi 500 Lekë që kryhet nëpërmjet Taxi.al Super 1900 Nga 700 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Elite Medspa & Wellness 20% Zbritje për të gjitha shërbimet e qëndrës Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 999 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Discover Albania 10% Zbritje në të gjitha turet Super 1900 Nga 700 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
VR Games 33-70% Zbritje në lojën vetëm dhe në grup Super 1900 Të gjithë Nga 999 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Fit Express 20% Discount on 3/6/12 months subscriptions. Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Food Zone 20% Zbritje në faturën totale. Super 1900 Nga 700 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Patinazh 20% Zbritje në faturën totale. Super 1900 Nga 700 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Super 700
Yves Rocher 30% Zbritje në të gjitha produktet (pa përfshirë produktet me pullë jeshile) + dhuratë surprizë Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
Edenor Physiotherapy 25% Zbritje në të gjitha shërbimet Super 1900 Nga 1000 Lekë Nga 1400 Lekë
Super 1300
Gigastike
Fitfood 10% Zbritje për paketat (dietat) Super 1900 Nga 700 Lekë Nga 999 Lekë
Super 1300
Gigastike
Super 1100
German Hospital 10% Zbritje në shërbimet diagnostifikuese Super 1900 Nga 1000 Lekë Të gjithë
Super 1300
Gigastike
Super 1100

 

Për përdorimin dhe përfitimin e kodeve në platformën ALBtelecom Special

  1. Të gjithë pajtimtarët ALBtelecom ekzistues dhe të rinj me parapagese, hibrid, me kontrate dhe fix do të kenë mundësinë të jenë pjesë e platformës ALBtelecom Special.
  2. Nëpërmjet ALBtelecom Special, Albtelecom do të shpërblejë pajtimtarin me oferta të ndryshme në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm.
  3. ALBtelecom do t’i mundësojë automatikisht kode pajtimtarit a) kur ai të kryejë një aktivizim në një nga paketat Super për numrat me parapagesë dhe b) në datën 1 të çdo muaji për numrat me kontratë, hybrid dhe Fix.
  4. Në varësi te paketës Super që pajtimtari aktivizon (për pajtimtarët me parapagesë) ose të pajtimit mujor që ka (për pajtimtarët me kontratë, hybrid & fix) pajtimtari do të perfitojë nga partnerë specifik.
  5. Pajtimtari mund të informohet mbi totalin e kodeve të përfitura në kohë reale në aplikacionin Profili Im ose ne verisonin web te tij, në seksionin ALBtelecom Special.
  6. Në rastet kur një pajtimtar do të kalojë nga një plan tarifor ne një tjetër në të njëjtin muaj, kodet aktive do të zëvendësohen me të reja.
  7. Në rast se një pajtimtar bën ndryshim tarife / produkti në një plan tarifor jo të pranueshëm, ai / ajo do të vazhdojë të përfitojë nga kodet aktive deri në momentin e skadimit të kodit (E njëjta logjikë do të jetë si për Fix ashtu dhe për Mobile).
  8. Në rast se pajtimtari kryen një “tjetërsim pronësie” për numrin e tij / saj, pronari i ri nuk do të jetë në gjendje të marrë kodet e pajtimtarit të mëparshëm, por do të përfitojë kode të reja si një pajtimtar i ri në ALBtelecom.
  9. Në rastet kur pajtimtari kryen një aktivizim të dytë të paketave Super brenda vlefshmërisë së të parës, kodet ekzistuese aktive do të zëvendësohen me të reja. Vlefshmëria e kodeve të dyta do të jetë 30 ditë.
  10. ALBtelecom Special do të përmbajë kodet me datat përkatëse të vlefshmërisë, të cilat do te gjenerohen sipas metodave të detajuara më lart.
  11. Kodi që do të mundësohet për ҫdo pajtimtar nga ofruesit e benefitit tek seksioni “Kodet e Mia” do të jetë format alfanumerik dhe dixhital (QR Code ose Bar Code).
  12. Vlefshmëria e ҫdo kodi është i përcaktuar dukshëm ne app. Profili Im tek seksioni “Kodet e Mia”.
  13. Klientët me qëllim përfitimin e benefitit, duhet të paraqesin kodin pranë ҫdo pike përfaqësuese të ofruesve të benefitit.
  14. Përfaqësuesi i ofruesit të benefitit kontrollon vlefshmërinë e kodit, dhe i ofron klientëve ALBtelecom zbritjen/benefitin perkatës.
  15. Pas përdorimit të kodit nga pajtimtari pranë Partnerit, ai nuk do të shfaqet më në seksionin “Kodet e Mia” të ALBtelecom Special.
  16. Në ҫdo kohë gjatë periudhës së promovimit, ҫdo pajtimtar ALBtelecom për të marrë dhe përdorur kodet duhet të përdorë aplikacionin Profili Im ose versionin web të tij.
  17. Benefiti i ofruar nga një Ofrues Benefiti mund të ndryshojë në periudha të ndryshme (mund të pësojë rritje) për arsye promocionale.

Vlefshmeria e Kodeve

Proҫesi nëpërmjet të cilit pajtimtari bëhet pjesëtar i ALBtelecom Special, përcaktohet vetëm nga ALBtelecom, i cili rezervon të drejtën për të kryer ҫdo lloj ndryshimi. Pajtimtari do të përfitoje vetëm prej kodeve të përcaktuara në hapësirën ALBtelecom Special – Kodet e Mia.

Kodet të cilat do të përfitohen nëpërmjet ALBtelecom Special, janë të vlefshme:

 

  1. 30 ditë (deri në ditën e 30-të në 23:59:59) për të gjithë pajtimtarët me parapagesë.
  2. Nga data 1 e muajit deri fund të muajit kalendarik për të gjithë pajtimtarët me kontratë, Hybrid dhe fix.

Të gjitha kodet që nuk janë përdorur nga Pajtimtari gjatë periudhës së vlefshmërise së tyre nuk do të mund të përdoren më por do të zëvëndësohen me kode të reja.

 

Kohëzgjatja e ALBtelecom Special

ALBtelecom mund t’i ndryshojë ne çdo kohë këto “Kushte dhe Afate”, vetëm nëpërmjet Njoftimit individual të pajtimtarit (i cili mund të jetë me SMS ose telefonatë nëpërmjet platformes IVR ose web-redirect apo Pop-Up) të paktën 30 (tridhjetë) ditë përpara hyrjes në fuqi të tyre, njoftim i cili në rastet kur nuk përmban detaje të mjaftueshme të ndryshimeve, do të përmbajë adresën se ku janë publikuar ndryshimet përkatëse. Në rast të ndërprerjes nga ALBtelecom të ALBtelecom Special pajtimtarët mund të përdorin kodet e tyre sipas Kushteve më lart përpara afatit të deklaruar nga ALBtelecom për ALBtelecom Special.

Përditësuar: 11 Maj 2020