Ndihmë për Internetin

Si ta përdor falas shërbimin ALBtelecom Wi-Fi?

Nëpërmjet SMS

Dergo një SMS FALAS me tekstin “WIFI” në numrin e shkurtër 55544 prej nga do të marrësh një kod ditor PIN. Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.

Ose:

Nëpërmjet ndërfaqes së shërbimit

Përzgjidh “ALBtelecom” si emër wireless.

Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos numrin tënd ALBtelecom Mobile e adresën e postës tënde elektronike (e-mail). Menjëherë do të marrësh kodin tënd ditor PIN me SMS.

Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Si të veproj kur nuk më punon interneti?

Nëse nuk ke akses në internet, së pari duhet të verifikosh nëse drita e DSL-së në modemin tënd është e ndezur, e fikur, apo duke pulsuar. Nëse ajo pulson ose është e fikur, atehere duhet ta raportosh menjëherë këtë problem duke kontaktuar Shërbimin tonë të Klientit në 123/042200123. Nëse drita e DSL është e qëndrueshme, duhet të kryesh konfigurimin e modemit duke ndjekur këto udhëzime.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Si ta konfiguroj modemin?

Për të konfiguruar modemin tënd, ti duhet të kontaktosh me shërbimin e klientit në numrin 123/042200123. Operatori i shërbimit do të bëjë të mundur konfigurimin e modemit në mënyrë automatike pa patur nevojën e prezencës fizike në shtëpi.

Gjithashtu, nëse deshiron ta kryesh konfigurimin, mund të vizitosh edhe faqen duke klikuar këtu.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Përditësuar: 17 Tetor 2016