Përse duhet të zgjedh ALBtv?

ALBtv është një eksperiencë e avancuar televizive interaktive, që ofron kontroll më të mirë, pasi ajo sjell bashkë TV tradicional, Video sipas kërkesës (video on demand), si edhe personalizim e kontrolle të tjera të përmbajtjes.

  • Video sipas kërkesës (Video on Demand) Një arkivë (bibliotekë) e cila është kategorizuar sipas llojit të përmbajtjes (p.sh. filmat, seritë, dokumentarët, videot e shkurtra, etj). VoD lejon veprimet fast-forward (kalimi para), rewind (kthim pas), ndalim i përkohshëm (pause) siç mund të bëhet me filma në DVD apo MP4.
  • Guida e programacionit (EPG - electronic program guide) Mund të shikohet informacioni i përditësuar i përmbajtjes së programeve të tanishme dhe të ardhshme. Ajo do t’i mundësojë shikuesit që të levizë, gjejë dhe zgjedhë përmbajtje sipas kohës, titullit, kanalit, llojit, etj., duke përdorur telekomandën e dekoderit
  • Kodi PIN për kontrollin prindëror (Parental control PIN) Kod sigurie për të mbrojtur nga përdorimi dhe shikimi i përmbajtjeve të papërshtatshme. Ky kod do të mundësojë edhe shikimin e videove sipas kërkesës, apo edhe kryerjen e transaksioneve të ndryshme.
  • Personalizimi i menusë (Personalization of EPG) Mundësi për të personalizuar menutë, pamjen apo paraqitjen, apo si shfaqet ndërfaqja EPG, që t’u perputhet dëshirave të klientit.
  • Format televiziv HD (HD format) Kanale televizive dhe transmetim me cilësi të lartë në formatin dixhital.

Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?
Përditësuar: 17 Tetor 2016