Shërbimi Fiks

Si mund të pajisem me një numër Fiks ALBtelecom?

Për t'u pajisur me një numër fiks ALBtelecom kliko këtu dhe zgjidh paketën që dëshiron. Shumë shpejt do të vihemi në kontakt me ty ose mjafton të drejtohesh në një nga pikat e shitjes ALBtelecom me një mjet identifikimi.

Njihuni me pikat e shitjes duke klikuar këtu.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

A mund ta ndryshoj numrin tim fiks?

ALBtelecom ofron Shërbimin e ndryshimit të numrit për të gjithë pajtimtarët. Mjafton që Pajtimtari të paraqitet me një mjet identifikimi pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ky shërbim ofrohet kundrejt një çmimi prej 360 Lekë(me TVSH).

Gjithashtu, ALBtelecom ofron edhe Shërbimin e ndryshimit të emrit të kontratës për të gjithë pajtimtarët. Mjafton që Pajtimtari ekzistues dhe Pajtimtari i ri, me një mjet identifikimi, të paraqiten pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.

Ky shërbim ofrohet falas për ndryshim emri brenda familjes.

Për ndryshim emri jashtë familjes, ky shërbim ofrohet kundrejt një çmimi prej 360 Lekë (me TVSH).


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Përditësuar: 17 Tetor 2016