Pyetje për Shpenzime e Pagesa

Nuk mund të rimbush telefonin.

Formo direkt numrin 123 nga telefoni fiks apo ALBtelecom Mobile, për të kontaktuar Shërbimin tonë të Klientit. Aty do të marrësh informacionin e nevojshëm për problemin tënd me rimbushjen, si edhe çdo informacion tjetër për të cilin mund të kesh nevojë në lidhje ofertat dhe produktet tona më të fundit, shërbimin e internetit apo shërbimet fikse e mobile.

Mënyrat e kontaktit:

  • Telefono tek 123 nga çdo numër ALBtelecom Fiks apo Mobile
  • Telefono tek 00355 4 22 00123, ose 04 22 00123 nga të gjithë operatorët e tjerë kombëtarë.
  • Telefono 00355 4 22 00123 nga jashtë vendit.

Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Jam tarifuar gabim, si ta verifikoj faturën?

Nëse mendon së vlera e faturës tënde është e lartë, ti duhet të bësh një kërkesë për verifikimin e saj, duke kontaktuar Shërbimin e Klientit 123, ose duke u paraqitur pranë një dyqani ALBtelecom. Agjentët tanë do ta analizojnë ankesën tënde dhe më pas do tju japin një informacion të saktë e të detajuar mbi zërat në faturë.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Për shkak të arritjes së limitit më mbyllet gjithmonë shërbimi në mes të muajit. Si mund ta rris limitin e numrit tim?

Duke qenë se numri yt i telefonit është konfiguruar me një limit të përcaktuar, kur ky limit arrihet numri yt bllokohet vetëm për thirrjet dalëse. Për të ndryshuar limitin, duhet të besh një kërkesë për rritjen e limitit pranë dyqaneve të ALBtelecom ose te lidhesh me agjentin i cili të përfaqëson ose të kontaktosh 123 apo agjentin tënd të shitjes.


Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?

Përditësuar: 17 Tetor 2016