Si ta përdor numrin jashtë vendit?

Nëse je abonent me parapagesë, shërbimi Roaming për numrin tënd është i aktivizuar automatikisht. Mjafton që të kesh kredit në telefon dhe të bësh përzgjedhjen manuale të operatorit Promozone me të cilin ALBtelecom Mobile ka marrëveshje në shtetin ku ndodhesh.

Nëse je abonent me kontratë, shërbimi Roaming aktivizohet vetëm me anë të një kërkese në një nga dyqanet ALBtelecom.

Në rastin kur ti e ke aktivizuar këtë shërbim, përzgjidh operatorin Promozone sapo të mbërrish në destinacion.

Verifiko këtu operatorët mobile Promozone që mund të përzgjedhësh në shtetet ku do të udhëtosh. ALBtelecom Mobile, përveç planit tarifor Promozone me çmim të reduktuar, ofron edhe paketat Roaming të cilat mund të aktivizohen duke dërguar SMS drejt numrit 136 me tekst kodin e paketës. Për të verifikuar paketat Roaming dhe kodet përkatëse, kliko këtu.

Për të kontaktuar Shërbimin e Klientit kur ndodhesh jashtë Shqipërisë, telefono numrin 00355 4 22 00123 nga një telefon mobile, apo fiks.

Mënyrat e tjera të kontaktit për 123:

  • Telefono tek 123 nga çdo numër ALBtelecom Fiks apo Mobile
  • Telefono tek 00355 4 22 00123, ose 04 22 00123 nga të gjithë operatorët e tjerë kombëtarë.
  • Telefono 00355 4 22 00123 nga jashtë vendit.

Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?
Përditësuar: 17 Tetor 2016