Njoftim mbi masat për Covid-19

Klient i nderuar,

Ne si ALBtelecom, e konsiderojmë shëndetin e punonjësve tanë dhe shoqërinë si përparësi. Përveç masave të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetesise dhe Ministrise se Shëndetësisë, të cilat ne i kemi zbatuar tashmë në të gjitha lokacionet tona kundër epidemisë së koronavirusit, e cila ka prekur edhe vendin tonë krahas gjithë botës, po zbatojmë një sere masash të reja, pa ndërprerë asnjë nga shërbimet tona.

Për të mbrojtur shëndetin tuaj, ju këshillojmë të evitoni sa më shumë vajtjen në dyqane apo në pikat e shitjes, si edhe të përdorni sa më shumë kanalet digjitale. Gjithashtu, në shenjë solidariteti me situatën e jashtëzakonshme të virusit Covid 19, ALBtelecom ka përgatitur lehtësira për të gjithë kliëntët.

Për numrat mobile me rimbushje:

  • ALBtelecom ofron 50% më shumë internet për çdo paketë mujore që do të aktivizohet, duke rritur kështu konsumin e internetit, përshtatur me profilin e secilit klient.
  • Për të aktivizuar paketa ju duhet të rimbushni numrin tuaj. Rimbushjen e një numri ALBtelecom Mobile mund ta kryeni nëpërmjet ALBstore në faqen zyrtare të ALBtelecom albtelecom.al. Në ALBstore, ju mund të rimbushni numrin tuaj ose të një personi tjetër me vlerën e dëshiruar, duke përdorur një kartë debiti apo krediti të cilësdo banke.
  • Nëse keni një kartë debiti apo krediti nga BKT, rimbushjen mund ta kryeni në të gjitha bankomatet e BKT, si edhe në degën internet të BKT.
  • Nëse nuk mund të kryeni pagesa me kartë, atëherë për të pakësuar në maksimum vajtjen në dyqane, mund të organizoheni me familjarët dhe të afërmit tuaj, që një përfaqësues të shkoje në dyqan dhe të blerë karta rimbushëse elektronike për të gjithë familjarët. Ju mund të blini karta rimbushëse elektronike sa të doni, madje duke llogaritur edhe nevojën për të ardhmen e afërt, dhe më pas mund të rimbushni numrin / numrat në momentin që do të keni nevojë për kredit, duke telefonuar numrin 141.
  • Akivizimi i paketave mund të bëhet lehtësisht nëpërmjet aplikacionit “Profili Im”. Madje, me aktivizimin e paketave Super nga aplikacioni “Profili Im”, ju përfitoni 4 GB dhuratë për çdo paketë të aktivizuar.
  • Paketat mund të aktivizohen duke dërguar SMS me kodin përkatës në numrin e shkurter sipas udhëzimeve më poshtë, nëse keni kredit të mjaftueshëm:
Emri i Paketës Kodi Numri i shkurtër
Paketa Super 700 P700 131
Paketa Super 1100 P1100 131
Paketa Super 1300 P1300 131
Paketa Gigastike GIGA 131
Paketa Super 1900 P1900 131
Paketa javore CP7 131
Paketa ditore CP1 131


Për të mësuar kodet e paketave të tjera, hyni në https://www.albtelecom.al/al/individuale/mobile/me-parapagese.

Për numrat mobile me kontratë dhe shërbimet e telefonisë fikse, internet në shtëpi apo IPTV:

  • ALBtelecom ofron vëllim shtesë të internetit për klientët mobile me kontratë.
  • Gjithashtu, për të mbështetur nismën e të mësuarit në distancë, ALBtelecom ka përfshirë kanalin RTSH Shkolla në të gjitha paketat e saj televizive, përfshirë këtu edhe paketën ekskluzive ALBtv
  • Pagesën e faturës mund ta bëni nëpërmjet ALBstore në faqen zyrtare të ALBtelecom albtelecom.al. Në ALBstore mund të paguani faturën e numri tuaj ose të një personi tjetër me vlerën e deëhiruar duke përdorur një kartë debiti apo krediti të cilësdo banke.
  • Nëse keni një kartë debiti apo krediti nga BKT, mund të paguani faturën e numrit tuaj në degën internet të BKT.
  • Nese ju nevojitet të bëni ndryshime në paketën tuaj të internetit apo IPTV-së, si për shembull të rrisni shpejtësinë e internetit, ju lutem, na kontaktoni në Shërbimin e Kujdesit të Klientit:
  • E-mail Kujdesi_Abonentit@albtelecom.al
  • Telefon 123 ose 042200123
  • WhatsApp / Viber +355672000123
  • Facebook / Instagram Inbox faqja zyrtare ALBtelecom
  • Live chat albtelecom.al

Për të mbrojtur shëndetin e punonjësve tanë:

  • Ne kemi bërë të mundur që punonjësit tanë me fëmijë (për sa kohë që shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura) dhe ata mbi 50 vjeç, të punojne nga shtepia. Gjithshtu pjesa tjetër e punonjësve tashmë janë duke punuar nga shtëpia me rotacion. Kjo gjë bën të mundur që shërbimi ndaj jush të mos ndërpritet në asnjë çast e nga ana tjetër të krijohet në ambientet e punës distanca e rekomanduar nga OBSH për të mos rrezikuar shëndetin e punonjë
  • Të gjitha ambjentet e zyrave qëndrore, dyqanet, si edhe mjetet e transportit të punonjësve janë dezinfektuar dhe vazhdojnë të dezinfektohen rregullisht. Ambjentet e punës janë të pajisura me alkool dhe dezinfektues gjithashtu.
  • Punonjësit janë udhëzuar dhe inkurajuar për marrjen e masave të sigurisë
  • Kemi ndaluar të gjitha vizitat, takimet dhe ngjarjet e klientëve për t’u riorganizuar në varësi të progresit të procesit.
  • Në rast se është e domosdoshme të paraqiteni në dyqan, ju lutem të mbani distancën prej minimumi 1.5 metra nga punonjësit dhe klientët e tjerë.

Këto masa, të cilat ne i kemi marrë parasysh duke u kujdesur për shëndetin e punonjësve tanë, klientëve dhe shoqërisë, do të arrijnë qëllimin e tyre vetëm me mbështetjen tuaj.

Ne ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju urojmë ditë të shëndetshme!

Përditësuar: 20 Mars 2020