Si ta përdor falas shërbimin ALBtelecom Wi-Fi?
Nëpërmjet SMS
Dergo një SMS FALAS me tekstin “WIFI” në numrin e shkurtër 55544 prej nga do të marrësh një kod ditor PIN. Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.
Ose:
Nëpërmjet ndërfaqes së shërbimit
Përzgjidh “ALBtelecom” si emër wireless.
Hap shfletuesin (browser) dhe tek ndërfaqja e shërbimit vendos numrin tënd ALBtelecom Mobile e adresën e postës tënde elektronike (e-mail). Menjëherë do të marrësh kodin tënd ditor PIN me SMS.
Këtë kod vendose në ndërfaqen e shërbimit dhe shijo lundrimin në rrjet.
Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?