A mund ta ndryshoj numrin tim fiks?
ALBtelecom ofron Shërbimin e ndryshimit të numrit për të gjithë pajtimtarët. Mjafton që Pajtimtari të paraqitet me një mjet identifikimi pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Ky shërbim ofrohet kundrejt një çmimi prej 360 Lekë(me TVSH).
Gjithashtu, ALBtelecom ofron edhe Shërbimin e ndryshimit të emrit të kontratës për të gjithë pajtimtarët. Mjafton që Pajtimtari ekzistues dhe Pajtimtari i ri, me një mjet identifikimi, të paraqiten pranë pikave të shitjes së ALBtelecom, në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Ky shërbim ofrohet falas për ndryshim emri brenda familjes.
Për ndryshim emri jashtë familjes, ky shërbim ofrohet kundrejt një çmimi prej 360 Lekë (me TVSH).
Sa jeni të kënaqur me përgjigjen?