Paguaj gjelbër me e-Fatura!

AT_web_banners_AT_web_870x155_al.jpg (1)
  1. Çfarë është e-Fatura?

e-Fatura është një metodë e njoftimit të faturës nëpërmjet postës elektronike, që është në dispozicion të klientëve Mobile me kontratë e atyre të shërbimeve të Fiksit të ALBtelecom. Kur ju regjistroheni në e-Fatura, do të merrni një njoftim mujor përmes postës suaj elektronike në adresën e e-mail që ju dëshironi.

  1. Duhet të paguash për të përdorur shërbimin e-Fatura?

Jo, e-Fatura është një shërbim pa pagesë dhe në dispozicion të të gjithë klientëve të rinj, apo ekzistues të ALBtelecom. Regjistrimi për të patur e-Faturën bëhet për të evituar marrjen e një fature të printuar në adresën e rezidencës tuaj.

  1. Si mund të regjistrohem për të patur e-Faturën time?

Regjistrimi për të patur e-Faturën është i thjeshtë, i shpejtë dhe pa asnjë kosto. Ju duhet vetëm të jepni një adresë të vlefshme e-mail-i që të mund ta përdorim për dërgimin e faturës suaj drejt saj. Këtë regjistrim mund ta kryeni në të gjitha dyqanet tona ALBtelecom.

Nëse jeni një klient i ri, ju mund ta shkruani adresën tuaj të postës elektronike në formularin tuaj të aktivizimit, pranë dyqanit që keni aksesuar.

Nëse jeni një klient ekzistues ALBtelecom, ju mund ta aktivizoni shërbimin e e-Faturës duke vizituar dyqanet ALBtelecom dhe duke plotësuar formularin e e-faturës.

  1. Nëse unë aktualisht jam duke përdorur shërbimin e-Fatura, si mund të ndryshoj adresën time të postës elektronike?

Për të ndryshuar adresën e email-it në të cilën dërgohen faturat tuaja, ju duhet të kontaktoni Shërbimin e Klientit të ALBtelecom në numrin e shkurtër 123/0422200123, ose të vizitoni dyqanet tona ALBtelecom.

  1. Si mund ta ndërpres shërbimin e-Fatura?

Për të ndërprerë shërbimin e-Fatura, ju duhet të kontaktoni Shërbimin e Klientit të ALBtelecom në numrin e shkurtër 123/0422200123, të vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose të dërgoni një e-mail në adresën kujdesi_abonentit@albtelecom.al ku të përcaktoni kërkesën përkatëse me të dhënat e kontratës suaj ALBtelecom.

Bashkojuni nismës së ALBtelecom duke paguar gjelbër, sepse duhet të jemi sa më të shumtë në numër për të mbrojtur mjedisin tonë të përbashkët!

ALBtelecom, me ju të parët!

Përditësuar: 6 Korrik 2017