SuperFamilja

Krijo grupin tënd SuperFamilja!

870-x-155.jpg

Përfito zbritje në faturën e fiksit me çdo regjistrim në Paketat e Miqësisë, si edhe 500 MB për çdo anëtar Eagle Mobile!

Krijo grupin tënd SuperFamilja në dyqanet tona dhe përfito zbritje në faturën e fiksit çdo muaj!

Çdo abonent fiks i ALBtelecom ka të drejtë të krijojë një grup me 5 anëtare: 1 fiks dhe deri në 4 numra celularë me parapagesë.

Krijimi i grupit SuperFamilja mundëson:

  • zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks, në varësi të regjistrimeve në Paketat e Miqësisë nga anëtarët e grupit.
  • 500 MB internet dhuratë për secilin anëtar Eagle Mobile, çdo muaj.

Sa më shumë të regjistrohen anëtarët e grupit në Paketat e Miqësisë gjatë një muaji, aq më e madhe është zbritja që përfitohet në tarifën mujore të shërbimit fiks!

20% e vlerës së Paketave të Miqësisë do të zbritet nga tarifa mujore e shërbimit fiks, çdo muaj, për sa kohë je pjesë e grupit.

  1. Për të krijuar grupin SuperFamilja mjafton të paraqitesh në dyqanet ALBtelecom dhe Eagle Mobile dhe të plotësosh formularin përkatës me numrin tënd fiks dhe numrat e tjerë celularë të anëtarëve të grupit.
  2. Grupi SuperFamilja mund të përbëhet nga një numër fiks ALBtelecom dhe deri në katër numra të tjerë celularë Eagle Mobile Standard me Parapagesë, apo Super Riniring.
  3. Të gjithë abonentët ekzistues apo të rinj fiksë, pjesë e planeve tarifore për familjarë, mund të përfitojnë nga oferta e grupit SuperFamilja nëse bëjnë pjesë të grupit të tyre minimalisht një numër individual me parapagesë.
  4. Zbritja në tarifën mujore të shërbimit fiks mund të kryhet vetëm me anë të regjistrimit në Paketat e Miqësisë nga çdo kanal regjistrimi.
  5. 20% e çmimit të Paketës së Miqësisë shërben si zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks. Psh, nëse gjatë muajit një nga anëtarët është regjistruar një herë në Paketën 1100 me 1,100 Lekë, atëherë
    tarifa mujore e shërbimit fiks do të zbritet me 220 Lekë.
  6. Zbritja prej 20% në Paketat e Miqësisë është e aplikueshme edhe në rastet kur abonentët përfitojnë zbritje në Paketat e Miqësisë nga oferta të tjera. Në këtë rast zbritja prej 20% llogaritet mbi vlerën e
    paguar nga ana e abonentit celular. Psh. nëse abonenti celular blen Paketën 2000 me 30% ulje, duke paguar 1,400 Lekë, atëherë zbritja e përfituar tek fatura e fiksit është 20% e vlerës 1,400 Lekë, pra 280 Lekë.
  7. Sa më shumë regjistrime të bëjnë anëtarët e grupit në Paketat e Miqësisë gjatë një muaji, aq më e madhe është zbritja në tarifën mujore të numrit fiks, ku zbritja maksimale shkon deri në 4,800 Lekë, e aplikueshme për rastet kur të katër numrat celularë regjistrohen nga 3 herë secili brenda një muaji kalendarik në paketën 2000.
  8. Vlera maksimale e zbritjes së tarifës mujore për një muaj arrin deri në 100% të vlerës neto (nëse ka zbritje të aplikueshme nga oferta të tjera) të tarifës mujore, në varësi të regjistrimeve që bëjnë anëtarët e grupit në Paketat e Miqësisë.
  9. Nëse shërbimet e kontratës së fiksit janë të bllokuara në mënyrë të njëanëshme apo të dyanëshme për shkak të mospagesave, atëherë aktivizimet e paketave të Miqësisë nga anëtarët e grupit nuk do të ofrojnë zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks për sa kohë shërbimet në fiks janë të bllokuara.
  10. Lideri i grupit është numri fiks dhe ai mund të menaxhojë grupin duke:
    • Shtuar apo pranuar deri në 4 anëtarë celularë;
    • Hequr anëtarët ekzistues, pas 90 ditësh nga momenti i hyrjes në grup;
    • Çaktivizuar grupin, pas 90 ditësh nga krijimi.
  11. Anëtarët e grupit kanë të drejtë:
    • Të largohen nga grupi ekzistues dhe të krijojnë grupin e tyre SuperFamilja.
  12. Grupi do të çaktivizohet automatikisht nëse numri fiks apo numri i fundit celular si anëtar i grupit mbyllen përfundimisht. Numri fiks apo ai celular mund të mbyllen përfundimisht për arsye mospagesash, kalim i numrit drejt një operatori tjetër, apo me kërkesë të vetë abonentit.
Përditësuar: 31 Janar 2017