Çfarë është grupi SuperFamilja?

Krijo grupin tënd SuperFamilja!

AT_web_870x155_al.jpg (6)

Krijo grupin tënd SuperFamilja në dyqanet tona dhe përfito zbritje çdo muaj në faturën e IPTV-së, Internetit apo Fiksit!

Grupi SuperFamilja përbëhet nga:
- 1 kontratë me shërbimet IPTV, Internet apo Fiks
- deri në 4 numra celularë me parapagesë

Përfitimet nga grupi SuperFamilja:
- Deri në 100% zbritje në shërbimin IPTV, Internet apo Fiks
- 500 MB internet dhuratë çdo muaj për anëtarët celularë

Çdo regjistrim në Paketat Super nga anëtarët celularë të grupit zbret tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks sa 20% e vlerës së paketës.

Shembull:

- Nëse paguan 2,700 Lekë për shërbimet IPTV/Internet/Fiks, me grupin SuperFamilja do të paguash 1,100 Lekë, nëse anëtarët e grupit tënd
aktivizojne 4 paketa nga 2,000 Lekë.
- Nëse paguan 1,900 Lekë për shërbimet Internet/Fiks, me grupin SuperFamilja do të paguash 700 Lekë, nëse anëtarët e grupit tënd aktivizojne 4 paketa nga 1,500 Lekë.
- Nëse paguan 700 Lekë për shërbimin Fiks, me grupin SuperFamilja do të paguash 0 Lekë, nëse anëtaret e grupit tënd aktivizojne 4 paketa nga
1,000 Lekë.

1. Për të krijuar grupin SuperFamilja mjafton të paraqitesh në dyqanet ALBtelecom dhe të plotësosh formularin përkatës me numrin tënd fiks dhe numrat e tjerë celularë të anëtarëve të grupit.
2. Grupi SuperFamilja mund të përbëhet nga një kontratë që përfshin shërbimet e ALBtelecom si IPTV, Internet apo Fiks dhe deri në katër numra të tjerë celularë Standard me Parapagesë, apo Super Riniring.
3. Të gjithë abonentët ekzistues apo të rinj në shërbimin IPTV, Internet apo Fiks,
pjesë e planeve tarifore për familjarë, mund të përfitojnë nga oferta e grupit SuperFamilja nëse bëjnë pjesë të grupit të tyre minimalisht një numër individual me parapagesë.
4. Zbritja në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks mund të kryhet vetëm nëse anëtaret celularë të grupit regjistrohen në Paketat Super nga çdo kanal regjistrimi.
5. 20% e çmimit të Paketave Super shërben si zbritje në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks. Psh, nëse gjatë muajit një nga anëtarët është regjistruar një herë në Paketën 1000, atëherë tarifa mujore e shërbimit fiks do të zbritet me 200 Lekë.
6. Zbritja prej 20% nga Paketat Super është e aplikueshme edhe në rastet kur abonentët përfitojnë zbritje në paketat Super nga oferta të tjera. Në këtë rast zbritja prej 20% llogaritet mbi vlerën e paguar nga ana e abonentit celular.
Psh. nëse abonenti celular blen Paketën Super 2000 me 30% ulje, duke paguar 1,400 Lekë, atëherë zbritja e përfituar tek fatura e fiksit është 20% e vlerës 1,400 Lekë, pra 280 Lekë.
7. Sa më shumë regjistrime të bëjnë anëtarët e grupit në Paketat Super gjatë një muaji, aq më e madhe është zbritja në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks, ku zbritja maksimale shkon deri në 4,800 Lekë, e aplikueshme për rastet kur të katër numrat celularë regjistrohen nga 3 herë secili brenda një muaji kalendarik në Paketën Super 2000.
8. Vlera maksimale e zbritjes së tarifës mujore të shërbimit IPTV, Internet dhe Fiks për një muaj arrin deri në 100% të vlerës neto (nëse ka zbritje të aplikueshme nga oferta të tjera) të tarifës mujore, në varësi të regjistrimeve që bëjnë anëtarët e grupit në Paketat Super.
9. Nëse shërbimet e kontratës së fiksit janë të bllokuara në mënyrë të njëanëshme apo të dyanëshme për shkak të mospagesave, atëherë aktivizimet e Paketave Super nga anëtarët e grupit nuk do të ofrojnë zbritje në tarifën mujore të shërbimit fiks për sa kohë shërbimet në fiks janë të bllokuara.
10. Lider i grupit është zotëruesi i shërbimit IPTV, Internet apo Fiks dhe ai/ajo mund të menaxhojë grupin duke:
• Shtuar apo pranuar deri në 4 anëtarë celularë
• Hequr anëtarët ekzistues, pas 90 ditësh nga momenti i hyrjes në grup
• Çaktivizuar grupin, pas 90 ditësh nga krijimi
11. Anëtarët e grupit kanë të drejtë:
• Të largohen nga grupi ekzistues pas 90 ditësh nga anëtarësimi dhe të
krijojnë grupin e tyre SuperFamilja.
12. Grupi do të çaktivizohet automatikisht nëse sherbimi fiks, internet, IPTV apo numri i fundit celular si anëtar i grupit mbyllen përfundimisht.
13. Shërbimi IPTV, Internet, Fiks apo ai Celular mund të mbyllen përfundimisht për arsye mospagesash, kalim i numrit drejt një operatori tjetër, apo me kërkesë të vetë abonentit.

 

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në WhatsApp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 9 Tetor 2017