Kartë me Parapagesë

Albred

Shërbimi i Telefonave me Kartë të Parapaguar është një rrjet telefonash (kartofona), të cilët instalohen në ambiente publike të hapura, ose të mbyllura, për t’i ofruar popullatës shërbimin e telefonisë fikse. Aktualisht, ky shërbim funksionon nëpërmjet kartave plastike me çip, të cilat janë interaktive me software-t e kartofonave dhe marrin akses në rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të ALBtelecom sh.a. për të realizuar bisedën telefonike.

Alblue

Kartat Alblue me parapagesë janë produkte të vlefshme për abonentët fiksë të ALBtelecom, por tashmë të mundësuara për t’u përdorur edhe nga abonentët Eagle Mobile. Alblue është një kartë që përmban 500 Lekë (me TVSH) kohë bisede e që mund të shpenzohet drejt të gjitha destinacioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Përditësuar: 26 Shtator 2016