Albred

Shërbimi i Telefonave me Kartë të Parapaguar është një rrjet telefonash (kartofona), të cilët instalohen në ambiente publike të hapura, ose të mbyllura, për t’i ofruar popullatës shërbimin e telefonisë fikse. Aktualisht, ky shërbim funksionon nëpërmjet kartave plastike me çip, të cilat janë interaktive me software-t e kartofonave dhe marrin akses në rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të ALBtelecom sh.a. për të realizuar bisedën telefonike.

ALBtelecom ka ulur ndjeshëm tarifat e kartave të parapaguar ALBred, duke rritur kohën e bisedës. Zgjidhni ALBred për një kontroll të plotë të kohës së bisedës, cilësi maksimale dhe tarifa ekonomike.

  1. Me kartën ALBred 350 Lekë, ju mund të konsumoni 100 minuta bisedë lokale, 58 minuta bisedë kombëtare dhe 8 minuta me operatorët celularë.
  2. Me kartën 600 Lekë, ju mund të konsumoni 200 minuta kohë bisede lokale, 117 minuta bisedë kombëtare dhe 15 minuta bisedë drejt operatorëve celularë.
  3. Me kartën 1100 Lekë, ju mund të konsumoni 400 minuta kohë bisede lokale, 233 minuta bisedë kombëtare dhe 30 minuta me operatorët celularë.

Abonentët tanë tashmë mund të flasin lirshëm me të afërmit e tyre në vendet si Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Angli, Zvicër dhe USA e Kanada, për 15 minuta me kartën 350 Lekë, 30 minuta me kartën 600 Lekë dhe 60 minuta me kartën 1100 Lekë. Kartat e parapaguara ALBred gjenden në të gjitha pikat e shitjes së ALBtelecom dhe në dyqane të ndryshme ku ndodhet i afishuar një poster i veçantë.

Tarifat e Kartave ALBred

Llojet e Kartave
Impulse 50 impulse 100 impulse 200 impulse
Çmimi i Kartës (me TVSH) 350 Lekë 600 Lekë 1100 Lekë
Tarifat e bisedave (lekë/minutë)
ALBtelecom
(Lokale+ Brenda Rajonit+Midis Rajoneve) 5 4.29 3.93
Operatorët Alternative Fiks
Lokal+ Brenda Rajonit 6.00 5.14 4.71
Midis Rajoneve 14.00 12.00 11.00
Thirrjet Drejt Operatorëve Celularë
Kombëtare 46.67 40.00 36.67
Thirrjet Ndërkombëtare
Zona I 23.33 20.00 18.33
Zona II 46.67 40.00 36.67
Zona III 105.00 90.00 82.50
Zona IV 140.00 120.00 110.00
Zona V 210.00 180.00 165.00
Përditësuar: 20 Tetor 2016