Telefonia Fikse

sherbime_fikse_individ.jpg

Shërbimi tradicional i telefonisë fikse në çdo shtëpi apo zyrë, tashmë ka kaluar në një epokë të re. Kalimi nga sistemi TDM në atë super modern NGN, pra teknologjia e brezit tjetër ka revolucionarizuar dhe ndryshuar gjithçka në ALBtelecom. Tani, kjo telefoni si brenda ashtu dhe jashtë vendit i bashkon familjet nëpërmjet fibrave optike me cilësinë maksimale të shërbimit dhe bizneset e institucionet në të gjithë vendin me shërbimin më të kompletuar. Pavarësisht rënies së kësaj telefonie, ALBtelecom e ka ruajtur trendin e tij të qëndrueshëm nëpërmjet ofertave kombëtare dhe ndërkombëtare shumë të favorshme. Risia që sjell ALBtelecom me telefonisë fikse është shkrirja apo bashkimi i shërbimeve ‘tre në një’, ku vetëm me një kabllo përdoruesi mund të marrë shërbimet zanore, internet dhe televizion ALBtv. Paketat e shërbimeve të ofruara janë konceptuar për të qenë praktike, ekonomike dhe risisjellëse, duke u integruar edhe me shërbimet e tjera që ofrojmë.

ALBtelecom është kompania më e madhe e telefonisë fikse në Shqipëri. Shërbimi telefonik u ofrohet qytetarëve shqiptarë nga Centralet Telefonike Lokale në të gjitha zonat urbane ku ata jetojnë. Përdoruesit e ALBtelecom kanë mundësi komunikimi lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe e gjithë kjo me një cilësi mjaft të lartë. Përmes ofertave dhe paketave të veçanta, klientët e ALBtelecom mund të përfitojnë nga çmime shumë herë më të ulëta.

Shërbimi i telefonisë fikse, nga gjigandi i telefonisë fikse në Shqipëri, ofrohet për dy kategori përdoruesish; përdoruesit familjarë dhe përdoruesit e tjerë. Përdoruesit familjarë, në shërbimin e telefonisë fikse, zënë rreth 92 për qind të numrit total të përdoruesve.

Ndërkohë, shkalla e dixhitalizimit në komunikim është rreth 98 për qind dhe në transmetim 100 për qind. Kompania, pas privatizimit, ka rritur ndjeshëm volumin e investimeve në rrjet me qëllim shtimin e shtrirjes dhe rritjen e cilësisë. Investimet e kryera deri më tani e kanë rritur mbi 3 herë kapacitetin transmetues të rrjetit, ndërkohë që është arritur rinovimi i rrjetit të transmisionit në të gjithë Shqipërinë dhe tashmë ALBtelecom është i gatshëm të ofrojë shërbimin e telefonisë fikse dhe shërbimin e internetit në të gjithë zonat urbane të vendit.

ALBtelecom ofron edhe shërbimet "CLIP" dhe "Clear". Me aktivizimin e shërbimit "CLIP" ju do të keni mundësi për të parë numrin në thirrjet hyrëse. Me aktivizimin e shërbimit"Clear" ju do të keni mundësinë të fshihni numërin tuaj në thirrjet dalëse.

Aplikimi
Çdo qytetar që është i interesuar të marrë shërbimin e telefonisë fikse nga ALBtelecom, tashmë e ka shumë të thjeshtë ta bëjë një gjë të tillë. Kushdo mund të paraqitet pranë pikave të shitjes së ALBtelecom në të gjithë vendin, duke referuar adresën e saktë të vendbanimit dhe duke firmosur kontratën për shërbimin që i nevojitet. Me plotësimin e kërkesës për t’u pajisur me një numër fiks ju do të mund ta merrni këtë shërbim në një kohë të shkurtër.

Të interesuarit për t’u pajisur me numër fiks duhet të paraqiten pranë sporteleve të ALBtelecom, në kryeqytet dhe rajone të tjera të vendit, për të plotësuar kontratën.

Aplikuesi duhet të dorëzojë:

  • Pasaportë ose kartë identiteti (fotokopje).
  • Vërtetim nga Njësia Bashkiake, apo njësitë e tjera vendore, për vendbanimin e personit që është i interesuar të pajiset me numër telefoni fiks.

Pasi shqyrtohet vendbanimi dhe përfundon proçedura, i interesuari vijon me lidhjen e kontratës. Me lidhjen e kontratës, sipas aksesit të shërbimit, plotësohet edhe formulari tip për kodin e kërkuar.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016