Karriera në ALBtelecom

Vlerësojmë kapitalin tonë njerëzor!

"Ne ofrojmë një gamë të plotë shërbimesh me cilësi të lartë përsa u përket burimeve njerëzore dhe përpiqemi fort për përmirësimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të procesit. Ne i mëshojmë komunikimit transparent dhe bashkëpunimit në vendin e punës. Shërbimet dhe kompetencat tona themelore përfshijnë rekrutimin dhe zgjedhjen e stafit, marrëdhëniet midis punonjësve, zhvillimin organizativ, trajnimin e zhvillimin e punonjësve, menaxhimin e përfitimeve, si edhe menaxhimin e listës së pagave e të informacionit për BNJ."

Strategjia jonë e BNJ është zhvillimi i një organizate efikase, të adaptueshme dhe të aftë, i një kulture risish, i një performance me përfshirje të gjerë në të gjitha nivelet, si edhe i një klime që nxit zhvillimin personal e atë profesional.

Punësimi

Pritshmëritë tona
Nëse ju jeni një profesionist me përvojë ose një i ri me potencial të lartë profesional, që punoni me këmbëngulje e me motivim, atëherë kompania jonë është vendi i duhur për ju!

Ajo që ne ofrojmë
Bashkohuni me ne dhe kapeni mundësinë për të punuar për kompaninë më të madhe në Shqipëri; me një rrogë konkurruese dhe përfitime unike. Ju do të keni një rrugë të hapur për karrierën tuaj, me shumë mundësi promovimi dhe / ose mundësi transferimi në fushat e ndryshme të biznesit.

Studentët

Ne jemi të vendosur që t’i ndihmojmë studentët të vënë në praktikë njohuritë teorike që ata kanë fituar në shkollë, si edhe t’i ndihmojmë ata të hedhin hapin e radhës, nga jeta akademike në jetën profesionale . Ne ju inkurajojmë që të aplikoni duke dërguar dokumentet e mëposhtme në adresën tonë të postës elektronike hr@albtelecom.al:

  • Curriculum Vitae (rekomandohet formati Europass);
  • Kërkesë zyrtare nga universiteti me emrin e aplikantit/es, e cila të përfshijë periudhën e praktikës (stazhit);
  • Listë notash;

Ajo që ne presim
Në mënyrë që ju të kualifikoheni për një periudhë praktike në kompaninë tonë, ju duhet të keni një notë mesatare mbi 80%; duhet të jeni të rrjedhshëm në gjuhën angleze, të motivuar , të zotët në kryerjen e disa detyrave njëkohësisht dhe shumë të organizuar dhe të orientuar drejt detajeve.

Ajo që ne ofrojmë
Një mundësi për të fituar njohuri praktike në fushën tuaj të interesit në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri; një mjedis shumë miqësor, me njerëz të dobishëm rreth jush; mundësi për të parë qartë sesi kompanitë e mëdha janë të organizuara dhe sesi ato e zhvillojnë punën e tyre; dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mundësi për të filluar një karrierë me ne.

Përditësuar: 18 Tetor 2016