Teknik Fibre (partneri ynë MAKHES)
Kompania jonë ka hapur vende vakante për pozicionin
Teknik Fibër
në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Qëllimi i pozicionit
Kryen instalimin ose mirëmbajtjen e rrjetit fundor me fibër optike nga kaseta e Kompanisë deri në ambjentin e klientit, në përputhje me kushtet teknike.
Detyrat kryesore
- Identifikon problemin e mundshëm në terren dhe i jep zgjidhje.
- Merr masa parandaluese për mbrojtjen e rrjetit, duke bërë mirëmbajtje të planifikuar të tij, në koordinim me procedurat e Kompanisë.
Aftësitë
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punës në skuadër.
- I/e gatshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, kur është e nevojshme.
Arsimi
- Arsimi i mesëm profesional konsiderohet përparësi.
Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë online nëpërmjet faqes së internetit https://jobs.one.al/jobs
https://www.albtelecom.al/al/rreth-albtelecom/karriera/mundesi-punesimi/
ose duke derguar CV-në tuaj në adresat: hr@albtelecom.al ose jobs@one.al
Afati i aplikimeve është data 18 Nëntor, 2022.
Për ne është kënaqësi të intervistojmë të gjithë kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e pozicionit.
GRUP I BURIMEVE NJERËZORE