Certifikimet
Kompania ALBtelecom ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të arritur nivelin më të lartë të shërbimeve për klientët e saj. Ky përkushtim kryesor ka nxitur kompaninë të ndërtojë me sukses Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit bazuar në Standardet Ndërkombëtare ISO 9001:2008 dhe ISO 27001:2013.
Pas punës frytdhënëse për ndërtimin dhe përmirësimin e këtyre sistemeve, ALBtelecom ka mundur të certifikohet sërish me dy standarde ndërkombëtare:
- ISO 9001:2008 – Standardi i Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë. Kompania është certifikuar me Standardin ISO 9001:2008 nga Quality Austria – si një organ i pavarur i akreditimit dhe i certifikimit, si dhe nga IQNet – Organizata Ndërkombëtare e Rrjetit Mbarëbotëror të Certifikimeve.
- ISO 27001:2013 – Standardi i Sistemit të Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit. Kompania është certifikuar me standardin ISO 27001:2013 nga CIS – Kompania Austriake e Certifikimit & Sigurisë së Informacionit - si një organ i pavarur i akreditimit dhe i certifikimit.
ALBtelecom është e vetmja kompani telekomunikacioni në Shqipëri e certifikuar me standardet ndërkombëtare ISO 9001:2008 dhe ISO 27001:2013 për të gjitha shërbimet e mëposhtme:
- Telefoninë Fikse dhe Celulare
- Shërbimet Broadband Fikse dhe Celulare
- Shërbimin IPTV
- Shërbimet e Menaxhuara
- Shërbimet Backhauling
- Shërbimet publike WiFi, WiFi Hot Spots
Ofrimi i një larmishmërie të tillë shërbimesh të certifikuara i jep kompanisë ALBtelecom një element mjaft diferencues në tregun e telekomunikacionit në Shqipëri.