N​joftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi paketat e reja me paspagesë, me kombinimin e shërbimeve “Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV"

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e rrjetit fiks se duke filluar nga data 1 shtator 2022, do të ofrojë paketa të reja me paspagesë, me kombinimin e shërbimeve “Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV”, me detajet si më poshtë:

Pajtimi Mujor i Paketave të Kombinuara (me TVSH)
Shpejtësia
(download)
Internet IPTV Tring Bazë IPTV Tring e Plotë IPTV Digitalb Fillestare IPTV Digitalb Familjare IPTV Digitalb Premium
Internet 60 Mbps* 1,300 Lekë 1,900 Lekë 2,200 Lekë 1,900 Lekë 2,300 Lekë 3,700 Lekë
Internet 100 Mbps 1,600 Lekë 2,200 Lekë 2,500 Lekë 2,200 Lekë 2,600 Lekë 4,000 Lekë
Internet 300 Mbps 2,200 Lekë 2,800 Lekë 3,100 Lekë 2,800 Lekë 3,200 Lekë 4,600 Lekë
Internet 1 Gbps 4,800 Lekë 5,400 Lekë 5,700 Lekë 5,400 Lekë 5,800 Lekë 7,200 Lekë

  • Të gjithë këto kombinime mund të përfitohen me 2,000 minuta ALBtelecom (Fiks dhe Mobile) FALAS.
  • Për abonentët e rinj, tarifa e instalimit të shërbimeve të kombinuara “Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV” me paspagesë është 1,500 Lekë.
  • Abonentët e rinj në paketat Tring mund të perfitojnë kanalet Tring Sport duke aktivizuar paketën ekstra “Sport” për 500 Lekë/muaj.
  • Këto shërbime, për shpejtësitë deri në 100 Mbps ofrohen në teknologjitë Fibër & xDSL** sipas mundësive të rrjetit ALBtelecom, ndërsa për shpejtësitë 300 Mbps dhe 1 Gbps ofrohen vetëm në teknologjinë Fibër.

*Për teknologjinë Fixed Wireless do të oferohet shpejtesia 30 Mbps.

**Sipas kapacitetit të teknilogjisë në disa zona, mund të ofrohen edhe shpejtësi më të vogla se 60 Mbps.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 22 Gusht 2022