Njoftim i ALBtelecom për shërbimin ALBtv Mobile

ALBtelecom njofton abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme se pas datës 4 gusht 2020, nuk do të ofrohet më shërbimi/produkti ALBtv Mobile.

Të gjithë pajtimtarët mobile te ketij sherbimi/produkti qe e aktivizojne ALBtv Mobile deri në këtë datë (04 gusht 2020), do të vazhdojnë ta përdorin shërbimin deri në përfundim të afatit 30 ditor të vlefshmërisë së tij.

Gjithashtu, në paketën SUPER 1900, pas datës 04 gusht 2020, nuk do të përfitohet më shërbimi/produkti ALBtv Mobile. Ata abonentë që e aktivizojnë deri në 04 gusht 2020 do ta përdorin shërbimin deri në përfundim të vlefshmërisë së tij 30 ditore.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 2 Korrik 2020