Njoftim i ALBtelecom sh.a për One Super Familja

ALBtelecom sh.a ju njofton se duke filluar nga data 1 shtator 2022, të gjithë pajtimtaret do të kenë mundesinë e krijimit të grupit One Super Familja.

Përfitimet për abonentët, anëtarë të grupit One Super Familja:

  • 10% deri në 50% zbritje në pajtimin mujor të shërbimit Internet apo Internet + IPTV në Fiks
  • 2 GB Bonus:
    • Për çdo anëtar të grupit - abonent me parapagesë që kryen një aktivizim të paketave me parapagesë (700 Lekë e sipër)
    • Për çdo anëtar të grupit - abonent me kontratë individuale (me pajtim mujor 700 Lekë e sipër).

Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentët ALBtelecom që kanë një kontratë të shërbimeve fikse, abonentët me parapagesë dhe abonentët me kontratë individuale.

Këta abonentë mund të krijojnë një grup One Super Familja, me maksimumi 6 anëtarë: 1 linjë aktive internet apo IPTV-e dhe deri në 5 numra individualë me parapagesë ose me kontratë. Anëtarët e grupit mund të jenë abonentë ONE apo ALBtelecom (si pjesë e së njëjtit grup, "4iG").

Zbritja në tarifën fikse mujore të shërbimve të fiksit në një muaj të caktuar, mund të përfitohet nga aktiviteti i anëtarëve mobile të grupit, me parapagesë dhe me kontratë individuale (maksimumi 5 anëtarë) në të njëjtin muaj.

Aktiviteti i anëtarëve mobile të grupit, me parapagesë dhe me kontratë individuale (maksimumi 5 anëtarë) gjithashtu përcakton në qoftë se këta anëtarë mobile do të mund të përfitojnë 2 GB dhuratë me vlefshmëri 30 ditë.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet ALBtelecom, ose Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 25 Gusht 2022