Njoftim i ALBtelecom Sh.A

ALBtelecom njofton se duke filluar nga data 13 qershor 2019, për të gjithë pajtimtarët e rinj të cilët përzgjedhin një nga paketat e kombinuara ekzistuese SuperMiks IPTV apo SuperMiks Internet në rrjetin ALBtelecom me linja bakër, do të aplikohet një tarifë instalimi prej 1,000 Lekësh (me TVSH). Të gjithë pajtimtarët ekzistues dhe pajtimtarë të rinj të cilët deri në këtë datë kanë lidhur ose lidhin kontratë te re në këto paketa, nuk do të preken nga ky ndryshim.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, merrni suport në WhatsApp apo Viber në 067 2000123, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 29 Maj 2019