Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi ndryshimin e çmimit të paketave Roaming 1, 4 dhe 10 ditore

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 13 maj 2022, paketat Roaming 1,4 dhe 10 ditore do të ndryshojnë në çmim dhe në njësitë e internetit. Të gjithë klientët që do të kenë aktive një nga këto paketa në këtë datë, do të vijojnë ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së paketës.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.”

Përditësuar: 4 Maj 2022