Njoftim i kompanisë ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton se duke filluar nga data 6 prill 2021, do të ofrojë për të gjithë klientët mobile me parapagesë që sjellin numrin e tyre me anë të portabilitetit ose aktivizojnë një numër të ri në rrjetin ALBtelecom, ofertën promocionale Super 1100 Pa Limit për 1,000 Lekë si edhe 4 GB internet bonus.

Kjo ofertë është e vlefshme për 3 muaj rresht nga momenti i aktivizimit.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 19 Mars 2021