Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi ofrimin e paketave të reja me parapagesë, me kombinimin e shërbimeve Internet dhe IPTV

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e shërbimeve fikse se duke filluar nga data 13 qershor 2022, do të ofrojë paketa të reja me parapagesë, me kombinimin e shërbimeve Internet dhe IPTV, sipas detajeve më poshte. Këto paketa janë përshtatur për përdorim sezonal, për shtëpitë pranë plazheve, kryesisht gjatë periudhës së verës.

Tarifat me Parapagim Fibër Vlera për 3 muaj Parapagim Vlera për 6 muaj Parapagim
Internet 60 Mbps 3,900 Lekë 7,800 Lekë
IPTV Tring Bazë 60 Mbps 6,000 Lekë 12,000 Lekë
IPTV Digitalb Fillestare 60 Mbps 6,000 Lekë 12,000 Lekë
IPTV Digitalb Familjare 60 Mbps 7,200 Lekë 14,400 Lekë
Tarifat me Parapagim ADSL Vlera për 3 muaj Parapagim Vlera për 6 muaj Parapagim
Internet 16 Mbps 3,300 Lekë 6,600 Lekë
IPTV Tring Bazë 8 Mbps 5,700 Lekë 11,400 Lekë
IPTV Digitalb Fillestare 8 Mbps 5,700 Lekë 11,400 Lekë
IPTV Digitalb Familjare 8 Mbps 6,600 Lekë 13,200 Lekë
  1. Për klientët e rinj:
  • Tarifa e instalimit të shërbimit për kontratat 6 mujore është FALAS, ndërsa për ato 3 mujore është me vlerë 1,000 Lekë.
  • Pajisjet mund të merren në përdorim duke paguar një garanci prej 3,000 Lekësh, e cila rikthehet në momentin e dorëzimit të tyre.
  1. Klientët e rinj mund të abonohen vetëm për periudhat 3 ose 6 muaj. Klientët ekzistues mund të abonohen për periudhat 1, 3 ose 6 muaj.
  2. Afati për riabonim apo dorëzimin e pajisjeve është 24 muaj nga përfundimi i periudhës 1, 3 ose 6 mujore të abonimit.
  3. Cmimet e paketave përfshijnë TVSH.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 8 Qershor 2022