Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi ofrimin e paketave të reja me paspagesë me kombinimin e shërbimeve Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë fikse se duke filluar nga data 11 nëntor 2020, do të ofrojë paketa të reja me paspagesë me kombinimin e shërbimeve Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV, me detajet si më poshtë:

Pajtimi Mujor i Paketave Internet dhe IPTV (me TVSH)
Shpejtësia
(shkarkim)
Internet IPTV Tring Bazë IPTV Tring Bazë+Sport IPTV Tring e Plotë+Sport IPTV Digitalb Fillestare IPTV Digitalb Familjare IPTV Digitalb Premium ALBtv
8 Mbps 700 Lekë 1,300 Lekë 1,800 Lekë 2,000 Lekë 1,300 Lekë 1,800 Lekë 3,300 Lekë 1,000 Lekë
Vëllimi i internetit (Muaj) 50 GB
Bonus * + 150 GB/muaj dhuratë


Pas konsumimit të vëllimit prej 50 GB/muaj, shëbimi i internetit do të ndërpritet por kjo nuk do të ndikojë në cilësinë e shërbimeve të tjera të kombinuara, si telefonia fikse apo IPTV.

*Gjatë 2 muajve të parë, pajtimtarët do të përfitojnë dhuratë + 150 GB/muaj mbi vëllimin (50 GB) që përmban plani tarifor.

Për abonentët e rinj, tarifa e instalimit të shërbimeve të kombinuara Telefoni Fikse, Internet dhe IPTV me paspagesë është 1,500 Lekë.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 28 Tetor 2020