Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.a. mbi përdorimin e njësive të paketës/planit të tyre tarifor në Roaming

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 1 korrik 2021, klientët që kanë aktive një nga paketat 30 ditore standarde Super Start, Super 700 Pa Limit, Super 1100 Pa Limit, Super 1300 Pa Limit dhe Super 1900 Pa Limit, do të mund t’i përdorin njësitë e këtyre paketave në roaming Ballkani Perëndimor pa asnjë tarifë shtesë deri në masën e Politikës së Përdorimit të Drejtë*. Pas tejkalimit të limitit të njësive të Përdorimit të Drejtë, do të vijohet me njësitë e mbetura të paketës duke u tarifuar me tarifat e tabelës 1, si më poshtë.

Tabela 1

RLAH Thirrje dalëse (Lekë/min) Thirrje hyrëse (Lekë/min) SMS Dalëse (Lekë/SMS) SMS Hyrëse (Lekë/SMS) Internet (Lekë/MB)
Tarifat RLAH Ballkani Perëndimor (Kosovë, Serbi, Mal i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut) 4.73 0 1.48 0 1.14

Në rast se pajtimtari nuk ka aktive një paketë standarde 30 ditore, nuk ka njësi të mbetura në paketën/planin e tij, ose nuk ka aktive një paketë roaming, atëherë me secilin operator në shtetet e Ballkanit Perëndimor, do të tarifohet sipas tarifave standarde si më poshtë:

Tabela 2

PromoZone Ballkani Perendimor Thirrje dalëse (Lekë/min) Thirrje hyrëse (Lekë/min) SMS Dalëse (Lekë/SMS) SMS Hyrëse (Lekë/SMS) Internet (Lekë/MB)
Tarifat standarde PromoZone Ballkani Perëndimor (Kosove, Serbi, Mal i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni e Veriut) 28.04 0 8.86 0 26.57

Detaje:

  1. Shërbimi Roam Like At Home në vendet e Ballkanit Perëndimor është apriori i aktivizuar, pra klientet nuk e kanë të nevojshme të bëjne ndonjë aktivizim paraprak.
  2. Në rast se klienti ka aktivizuar një paketë roaming, prioritet në konsumim do të ketë kjo paketë. Pas përfundimit të njësive të paketës roaming, klienti mund të përdorë shërbimin Roam Like At Home nëpërmjet të cilit i zbriten njësitë (minuta, SMS, Internet) e paketës/planit që ka aktiv në Shqipëri.
  3. Tarifat e mësipërme janë të vlefshme për telefonatat e origjinuara/terminuara, SMS dalëse/hyrëse drejt apo nga të gjithë rrjetet e Ballkanit Perëndimor kur pajtimtari është lidhur me një nga rrjetet e shteteve: Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi.
  4. Skema e tarifimit për thirrjet hyrëse dhe dalëse eshte 30 + 1 sekonda, ndërsa ajo e internetit 1 kb + 1 kb.
  5. Çmimet e mësipërme përfshijnë TVSH.

*Politika e Përdorimit të Drejtë mundëson përdorimin e shërbimit roaming në masën që parandalon përdorimin abuziv ose anormal në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 25 Qershor 2021