Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi terminimin e paketës standarde Super 700 Pa Limit dhe paketës standarde Super 700

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë së levizshme se duke filluar nga data 23 korrik 2021, paketat standarde 30 ditore me parapagesë Super 700 Pa Limit dhe Super 700 nuk do të ofrohen më në treg. Të gjithë klientët që do t'i kenë aktive këto paketa në këtë datë, do të vijojnë t'i përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së tyre.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 21 Qershor 2021