Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A. mbi mosofrimin më në treg të paketës me parapagesë Super 400 Pa Limit

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 17 maj 2021, paketa me parapagesë Super 400 Pa Limit nuk do të ofrohet më në treg. Të gjithë klientët që do ta kenë aktive këtë paketë në këtë datë, do të vijojnë ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së paketës.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, merrni suport me chat online, merrni suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 13 Prill 2021